Fustan Pas Trupi në Përditshmëri

18/09/2015

Më pëlqen tej mase të vesh fustane të tilla, fustane të gjata pas trupit. Ajo çka më pëlqen më shumë është fleksibiliteti i tyre për tu kthyer në dy versione të ndryshme.
Mund ta veshësh me një palë atlete ose të sheshta dhe të kesh një veshje të thjeshtë të përditshmërisë, ose mund të veshësh një palë taka, një çantë dore dhe aksesorë dhe mund ta kthesh në një veshje të këndshme mbrëmjeje.
Meqenëse isha në një drekë familjare vendosa ta vesh këtë fustan pambuku me një palë sandale, me orën time të preferuar dyshe dhe sigurisht me syzet. Ndihesh mirë kur je veshu rehat dhe ke ende atë pamjen femërore dhe elegante !

02 03 04 05

 

Fotografitë nga Julia Janku