Unë jam e dashuruar me këtë kostum Peruan të punuar me dorë, dhuratë e çmuar nga tezja ime.
E kam kombinuar këtë veshje të mrekullueshme me një palë taka gladiatori, me varësen time të preferuar të ZARA-s, me një kapele verore dhe me një tjetër thesar : një çantë të vogël të punuar me dorë të cilën e kam blerë në një dyqan vendas në Kretë gjatë pushimeve të mia atje. Për ta gjallëruar pak veshjen kam vendosur një laps buzësh të kuq, i cili është i preferuari im i të gjitha kohërave.
* * * * *
Seti i sotëm fotografik ishte një bashkëpunim me një nga miket e mia të dashura, gjithashtu një fotografe e njohur dhe shumë e talentuar – Manila Harizi.
Është gjithmonë një kënaqësi e madhe të punoj me të. Ju mund të kontrolloni bashkëpunimet tona të mëparshme (KËTU, KËTU & KËTU) dhe të qëndroni në linjë për ato që do të vijnë!
Fotografitë nga Manila Harizi







