Ditar Uncategorized @sq

Stil Jete dhe Dizajn

Image 101

Stil Jete dhe Dizajn

Profesionet e mia ne jete.

 

Kete tetor une do te nis studimet e mia ne Universitetin Polis, nje nga shkollat me cilesore ne Shqiperi dhe rajon specializuar per art, design, arkitekture dhe shkenca urbane. Jam vertete e lumtur dhe ndihem shume mire. Keshtu profesionet e mia ne jete do lidhen ne nje fare menyre me ceshtje te lifestyle dhe design. Po cdo te thote ky profesion?

Termi lifestyle lidhet me menyren se si njerezit shprehin jeten e tyre personale me ane te zgjedhjeve qe bejne ne veshje, mjetet qe ata perdorin, menyra se si i dekorojne shtepite e tyre dhe vendin e punes, apo si organizojne aktivitetet e ndryshme private e sociale. Por duke formuar stilin e jetes tone dhe duke ndertuar me kujdes nje identitet, ne shfaqim ne publik ate qe vertet duam dhe kemi zgjedhur te jemi. Po keshtu projektojme nje trend se si duam ta shikojme boten ne.

Per kete arsye profesioni im fokusohet gjitashtu ne komunikim dhe prezantim te produkteve per nje grup specifik njerezish permes mjeteve te artit dhe stilit. Por ky sherbim mund ti ofrohet edhe bizneseve dhe industrise. Ne kete aspekt nje profesionist i “lifestyle & design” mund te jete gjithashtu keshillues ne fushat qe lidhin deshirat, nevojat dhe sjelljet konsumatore si per shembull: analist mode, marketing e fushtata reklamimi per te komunikuar me nje grup ose shoqeri te caktuar, etj. Kjo eshte pak a shume ajo qe une do te studioj per 5 vitet e ardhshme… A nuk eshte e bukur? Une jam shume pozitive. Po e mbyll duke ju treguar nje “sekret” te cilin tashme ju ndoshta edhe e dini! Synimi im eshte qe gje gjate ketyre studimeve te perparoj profesionalisht drejt nje specializimi te ketij profesioni i cili per mua bashkon ne nje magji te vetme kuzhinen dhe artin. Ndaj me siguri do te jeni duke degjuar shpesh nga une keto jave, muaj, vite qe vijne per kete Teme. Une, miku im dhe motrat e mia, te cileve u jam thellesisht mirenjohese, do te perdorim idete tona kreative dhe shpirtin e sipermarrjes per te krijuar nje iniciative qe promovon nje model “lifestyle & design”unik ne Shqiperi.

 

Atehere po e mbyll ketu, me pak suspance e mister duke shpresuar te kem intriguar disi imagjinaten tuaj! Por besoj shume prej jush e kuptojne tashme pse “Kikiliciouss lifestyle & sweet events” eshte formuar ! Do te degjohemi miq, per kete dhe shume te tjera se shpejti !

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.