Një Ditë Tek Ferma Uka
August 22, 2015 2021-11-20 1:21Një Ditë Tek Ferma Uka

Një Ditë Tek Ferma Uka
Dikur smë pëlqenin jumpsuit, ndërsa tani kam rënë në dashuri me to. Këtë herë kam veshur këtë jumpsuit në ngjyrë jeshile të thellë ulliri me sandalet e gladiatorit dhe një varse shumë të veçantë të punuar me dorë, ndryshe nga varset që posedoj deri më tani në koleksionin tim personal.
Këto foto i bëra gjatë drekës me familjen tek Ferma Uka. Kjo fermë ndodhet në Laknas dhe sjell konceptin e njohur si “nga farma në tavolinë” ose nga toka në tavolinë. Një hapësirë ku kultivohen perime, zarzavate, fruta, drithëra e plot produkte të tjera. Një kantinë që nxjerr një nga verërat më të mira në rajon. Kjo fermë është mbi 50 vjeçare, por një biznes i vogël i ri ka lindur prej tij. Restoranti i tyre, pozicionuar në hyrje të fermës, ofron ushqim i cili është ekskluzivisht i prodhuar në Shqiperi, në Fermën Uka. Jam e dashuruar me dashurinë e tyre për tokën dhe ushqimin, dhe kjo më bën që sa herë shkoj tek Ferma Uka të ndihem “si në shtëpi”!
Fotografitë nga Eranda Janku