Duket si kopshti magjik shkeputur nga filmi “Lisa ne Boten e Cudirave”! Humbur mes pishines dhe kopshtit, ne eksploruam cdo cep te fshehur te ketij vendi te mrekullueshem, quajtur “Bujtina e Gjelit”. Isha e lene gojehapur kur Eranda gjeti kete vend te paqshem dhe enderrimtar mes Tiranes se zhurmshme dhe kaotike. Kaq romantic dhe shume larg nga realiteti i perditshem, por prap kaq afer ne te njejten kohe. Duket si nje oaz.
Teksa po eksploroja vendin e mrekullueshem, takova pronaret te cilet ishin njerez te mrekullueshem dhe me humor. Ata me treguan me shume mbi historine e “Bujtina e Gjelit” dhe qellimet e tyre paresore. Isha e lumtur te shihja ne syte e tyre te njejtin shkelqim qe kam une, teksa flas per gjerat qe dashuroj dhe kam pasion, teksa ata flisnin mbi produktet e tyre. I gjithe kompleksi, hoteli, restoranti, kopshti dhe cdo gje tjeter jane te ndertuara ne dru dhe ndertuar mbi stilin tradicional Shqiptar. “Bujtina e Gjelit” eshte e njohur per gatimet tradicionale dhe mikpritjen e ngrohte. Ata pohojne se donin te krijonin nje vend te thjeshte dhe te vacante, ku njerezit te mund te ndiheshin si ne shtepite e tyre. Ne u ndjeme ne kete menyre dhe ju sigurojme, se dhe ju do te ndiheni po njelloj nese i kushtoni nje vizite!
Fotografite nga Eranda Janku
Vendi : Bujtina e Gjelit







