Një pije verore e shijshme, freskuese dhe mjaft e këndshme në pamje. Ideale për ditë të tilla të nxehta dhe zgjedhja e duhur për të shërbyer nëse po organizoni një festë me pije dhe ushqime !
Përbërësit:
180 ml lëng i saposhtrydhur limoni
300 ml ujë
480 ml lëng shalqiri
65 gram sheqer
8-10 gjethe të freskëta menteje (opsionale)
Metoda:
Pritni shalqirin në copa dhe copëtojeni në blender derisa të bëhet pure
Shtiejeni masën në një sitë për të kapur tulin dhe farat
Vazhdoni këtë proçedurë deri sa të arrini 480 ml lëng shalqiri
Shtrydhni limona deri sa të arrini masën e kërkuar
Kombinoni sheqerin dhe lëngun e limonit deri sa të shpërbëhet sheqeri
Shtoni ujin dhe lëngun e shalqirit
Përzieni që të kombinoni përbërësit
Transferojeni lëngun në një shishe ose në një kanë
Zbukuroni me mente të freskëta nëse keni në dorë
Fotografitë nga Eranda Janku



