Ëmbelsirë me Manaferra
August 25, 2015 2015-08-25 0:00Ëmbelsirë me Manaferra
Unë i pëlqej tej mase manaferrat dhe kjo periudhë e vitit është ideale për të eksperimentuar dhe për të krijuar qindra receta të reja. Ëmbëlsira, me apo pa pjekje; pije, gatime të ngrira, koktejle etj.
Kjo recetë jo vetëm që është shumë e shijshme, por e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur gjithashtu. Është zgjedhja e duhur si ëmbëlsirë që merret me vete, në rast se po organizoni një festë jashtë apo piknik.
Proçedura:
Ndizni furrën në temperaturën 176 ° C
Në një tas të vogël përzieni manaferrat me 25 gram sheqer
Në një tas të pastër përzieni së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe 50 gram sheqer
Në një tas tjetër kombinoni përbërësit e lëngshëm : qumështin, gjalpin e shkrirë dhe vaniljen
Përzieni së bashku në brum përbërësit e thatë dhe të lëngët
Ndani në mënyrë të barabartë manaferrat në enë të vogla për pjekje
Mbuloni manaferrat në mënyrë të barabartë me brum
Vendosini enët në një tepsi për biskota
Piqini për 40-45 minuta derisa shtresa e sipërme të ketë marrë një ngjyrë kafe të artë dhe manaferrat të jenë duke flluskuar
Servireni me akullore ose ajkë të ëmbël të rrahur
Fotografitë nga Eranda Janku