Javët e Arkitekturës në Tiranë
October 11, 2014 2014-10-11 0:00Javët e Arkitekturës në Tiranë

Javët e Arkitekturës në Tiranë
Javët e Arkitekturës në Tiranë (www.tiranaarchitectureweek.com) është një event që organizohet çdo dy vjet, i ndërthurur një herë në dy vjet me Javët e Dizajnit në Tiranë (www.tiranadesignweek.com). Forca shtytëse e këtyre eventeve alternative me një ndikim të madh në Shqipëri dhe Rajonin Adriatik, është Unversiteti Polis. Polis është një iniciativë private, jo-konvencionale, e mbushur me kreativitet, inovacion dhe frymëzim konstruktiv, që vepron në bashkëpunim me Co-Plan, një NGO shqiptare qytetare dhe profesionale; me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, si dhe me AUA, Shoqata Shqiptare e Arkitektëve dhe Urbanistëve.
TAW dhe TDW janë deklarata intelektuale që promovojnë kuptimin publik të dizajnit, arkitekturës dhe shkencave të qytetit, duke zhvilluar një kuptim më të mire të shoqërisë dhe politikave mbi zhvillimin e hapësirave dhe estetikës publike. TAW dhe TDW gjithashtu synojnë të evokojnë pjesëmarrjen publike në vendim-marrjen e qytetit, nëpërmjet aksioneve konkrete, provokomeve qytetare, dhe punishteve internacionale, forumeve të hapura dhe leksioneve, konferencave, konkurseve dhe ekspozitave, festivaleve të filmit, publikimeve etj.
Pavarësisht eksperiencave të mëparshme, ky është viti i tretë i njëpasnjëshëm që Polis organizon me sukses evente të tilla ndërkombëtare, që rrezatojnë përtej influencave rajonale. Çdo vit vijnë në Tiranë intelektualë me rëndësi ndërkombëtare, prakticienë dhe akademikë të dizajnit, arkitekturës, inxhinierisë, si dhe të shkencave mjedisore e që kanë një lidhje të fortë me qytetin, të cilët ndajnë idetë e tyre me studentët dhe profesionistët vendas. Eventi ka një vëmendje të gjerë publike dhe politike, si dhe mbulim mediatik, që e bën atë një nga ndodhitë kulturore më të respektueshme në Tiranë dhe Shqipëri.
Arkitektët më të mirë si Maximiliano Fuksas (Itali), Peter Eisenman (ShBA), Kengo Kuma (Japoni) apo Winy Mass dhe Francine Houben (Hollandë), etj i janë bashkuar bienales dhe e kanë vlerësuar si një festival avant-guard i arteve dhe lëvizjes qytetare. Shkencëtarë dhe ekologjistë si John Allen (ShBA), e konsideruan si një nismë unike mendjehapur dhe frymëzuese.
TAW organizon konkurse ndërkombëtare dizajni, të dobishme për interesin publik, si ajo mbi stacionin e autobusit në kryeqytet, piramidën dhe sheshin rrotull, dizajnin e prodhuar në Shqipëri, etj. Të gjitha përfundimet dhe gjetjet shkencore botohen çdo vit në revistën shkencore Forum A+P. Media sociale, e printuar dhe elektronike e mbulojnë zhvillimin e eventit rregullisht dhe publiku e ndjek me interes të madh. Është padyshim një eveniment shumë cilësor. Jam krenare që jam një studente e Polis dhe kontribuese në eventet e TAW dhe TDW.
Fotografite nga Eranda Janku