Ja Ku Po Vjen Dielli
October 4, 2014 2014-10-04 0:00Ja Ku Po Vjen Dielli

Ja Ku Po Vjen Dielli
Këto ditë janë shumë intensive për mua. Përgatitjet për fillimin e universitetit janë në ditët e fundit. Ndërkohë jam duke punuar për të marrë patentën e drejtimit të makinës, dhe duke kaluar kohë me shoqërinë time të ngushtë. Në“Polis” ndërkohë kanë ndodhur gjëra mjaft të bukura në kuadër të Tirana Arxhitecture Weeks (TAW); dhe unë jam shumë e angazhuar atje, qoftë në ndihmë të ekipit kurator, apo duke ndjekur lektorët VIP, konferencat, workshopet, ekspozitat ndërkombëtare për të cilat do t’ju shkruaj së shpejti në poste të veçantë.
Thënë shkurt jam duke përjetuar ditë të bukura; por mjaft intensive… Ndaj këtë fundjavë vendosa t’ja kushtoj vetes dhe familjes sime.
Këtë set, unë dhe Eranda vendosëm ta zhvillonim në mjediset e Kopshtit të gjelbërt të hotel Rogner. Ambient ky, i cili ngjan si një oaz relaksi dhe paqeje i fshehur nga rrëmuja e qytetit !
Fotografite nga Eranda Janku