Halloween Food Porn

30/10/2014

A jeni gati për Halloween miq?

Të gjithë janë duke folur për natën e nesërme dhe po shkëmbejnë ide së çfarë konstumesh të veshin. Por Halloween nuk shfaqet vetëm në atë çfarë veshim, por edhe atë çfarë hamë, në ëmbëlsira apo ushqime të pasura me detaje të mrekullueshme. Për frymëzimin e sotëm kam zgjedhur Sprinkle Bakes, një blogere ushqimi e shkëlqyer, të cilën e kam prezantuar dhe më parë këtu. Ajo më mahnit gjithnjë me punët e saj dhe prandaj po ndaj me ju disa foto që e tregojnë atë më së miri. Sprinkle Bakes na mëson se si gatimi, pjekja, dekorimi mund të jenë gjithnjë argëtues.

Po ju lë me këtë postim frymëzues me ide ëmbëlsirash të bazuara në temën e Halloween-it, dhe nesër do të postoj zgjedhjen time personale për festimin e këtij viti. Ndjehuni të lirë të ndani planet tuaja me mua dhe të më tregoni si kush do te visheni për këtë Halloween. Mezi pres të dëgjoj më shumë prej jush!

Deri nesër, xx Kiki

 

candy corn tuxedo cake 4 Sugar Skulls Frida Kahlo SprinkleBakes 4 Sprinkle Bakes Etsy Pretzel Broomstick Appetizers