Ëndërr E Bërë Realitet !

07/11/2014

Në artikullin e sotshëm doja të flisja pak më tepër rreth meje, çfarë po ndodh me jetën time akademike. Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë lajm kaq të bukur me ju. E diplomuar me sukses në gjimnaz dhe pas një vere të mbushur me surpriza të bukura, nisa studimet universitare në Universitetin Polis (Tiranë) për Art dhe Dizajn. E ndiej se do të jetë nje vit i paharrueshëm për mua.

Unë jam rritur me Polis-in. Dy motrat e mia më të mëdha studiojnë gjithashtu aty. Unë kam punuar në mënyrë vullnetare për vite pranë kantinës së universitetit, duke u dhënë njerëzve shumë dashuri dhe pasion përmes ëmbëlsirave të mia. Shumica e recetave që ju keni parë në faqen time Kikiliciouss kanë qenë gatuar fillimisht në Polis.

Rritur në një mjedis të tillë, më kanë mësuar që gjithmone të luftoj dhe punoj fort që ëndrrat e mia ti bëj realitet. Të mendoj pozitivisht dhe të marr më të mirën e mundshme. Kjo është dhe arsyeja pse të qënurit studente në Universitetin Polis nuk do të thotë që jam e privilegjuar. Përkundrazi, mbaj mbi supe një përgjegjësi më të madhe dhe gjithmonë të jap maksimumin tim.

Polis më ofron ambientin perfekt për të zhvilluar frymëzimet dhe ndjenjat e mia kreative. Jam duke mësuar çdo ditë e më shumë mbi artin dhe aplikimet e tij në jetën reale. Ndihem kaq entuziaste të punoj me profesorët tanë, disa prej të cilëve janë artistë të shquar në Shqipëri dhe shpesh dhe me reputacion ndërkombëtar.

Është një privilegj të punoj me Prof. Thoma Thomai-n, një kumbar i skupturës monumentale Shqiptare; me Prof. Edi Hila, me shumë mundësi artisti më i mirë Modern Shqiptar persekutuar nga Regjimi Komunist; me Prof. Gëzim Qëndro-n,  ish-drejtor në Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë dhe kritiku të lartë të artit në Shqipëri, bashkë-themelues i TICAB Tirana Art International Bienales, etj.

Jam duke shijuar gjithashtu faktin që kam një mundësi të mrekullueshme për të eksploruar lidhjen midis estetikës dhe kulinarisë, hobi i jetës sime. Unë që tani mund të shoh një version të jashtëzakonshëm të artit të aplikuar dhe dizajnit. Po punoj dhe jam pjesë e një aventure kaq frymëzuese. Dhe e ndiej se Kikiliciouss nuk është më vetëm një ëndërr, është një ëndërr e cila po merr formë dhe bëhet realitet dhe Polis po më ndihmon drejt këtij rrugëtimi !

471124_296833567051165_1352275621_o 10658729_723845787683272_3531516166472802997_o 10711120_720232848044566_5141001650123103168_n 10557114_723845681016616_1617097760712869740_o 10687272_723845564349961_8026579025405248465_o 1669928_619497998118052_1924890468_o

 

 Fotografite nga Eranda Janku