Dashuria Është Një Aparat Fotografik
October 16, 2014 2014-10-16 0:00Dashuria Është Një Aparat Fotografik

Dashuria Është Një Aparat Fotografik
Unë i dashuroj aparatët, sepse e dashuroj artin e të bërit foto. Pra dikush mund të thotë që aparati është si një lloj dashurie për mua, sepse është një mik i mirë me të cilin ndaj ndjenjat. Është një lloj ndërmjetësi që më ndihmon të komunikoj me miqte, familjen dhe blogerat. Dhe aparati asnjëherë smë ka braktisur. Sa herë kam nevojë të shoh diçka të re në shoqëri, apo kur dua të shpreh dhe ndaj humorin tim; rrëmbej aparatin dhe dal për të zhvilluar një set fotografik. Shpesh motrat dhe aparati janë partnerët e mi më të mirë në një proces kaq kreativ, të krijuarit dhe drejtuarit e artit. Ne zgjedhim temën, projektojmë dhe zgjedhim mjedisin, identifikojmë veshjen dhe kontekstin. Ky është një proçes kompleks por shumë frymëzues. Më pëlqen tej mase ! Atëherë vjen momenti kur aparati kthehet në njëçështje të vërtetë dashurie. Nis të komunikoj me të duke menduar vetëm për mikun tim të gjallë dhe veten. Ata që punojnë në art të tillë e dinë se çfarë jam duke folur.
Këtë rradhë ne zgjodhëm sheshin e famshëm të Nënë Terezë-s në Tiranë. Kështu që mendova të kisha një veshje të veçantë për këtë set.
Mua më pëlqejnë tej mase shumë fustanet e gjatë dhe pas trupit si ky fustan i mrekullueshëm që kam blerë tek Zara, nuk mendoni dhe ju njëlloj ? Madje po e mendoja dy herë para se ta blija pasi kam shumë të tillë, por pastaj mendova : njëtjetër më shumë s’bën problem apo jo ?
Ky fustan duket shumë i këndshëm në të dyja mundësitë: me një palë taka ose këpucë të sheshta dhe me një xhaketë (lëkura është zgjidhja ideale). Kështu që ju mund të krijoni një pamje klasike ose diçka më eksperimetale, është në dorën tuaj. Unë i kam provuar të dy stilet dhe të dyja duken të mrekullueshme.
Fotografite nga Eranda Janku