Episodi i Parë “Ne Besojmë Tek Ushqimi”

06/05/2016

Jua kam përmendur shpesh Dhuratën, miken time, por skam patur mundësi më parë tju tregoj mbi të dhe punën e saj. Mora shkas nga ky artikull i cili tregon një nga projektet që ne kemi realizuar së bashku.

Dhuratën e kam njohur disa vite më parë nëpërmjet faqes së saj të Instagramit “Luga e Argjendtë”. Ndiqja me shumë kënaqësi dhe admirim fotot e postuara vijuar me një shkrim i cili i jepte fotos jo vetëm informacionin e duhur teknik, por dhe një histori nga pas duke i dhënë asaj një tjetër dimension.

Ishte tejet emocionuese të merrja një mesazh prej saj ku thuhej se donte të më takonte (një dëshirë e imja prej kohësh, por hezituese në të njëjtën kohë). Pas takimit të parë mendimi për të thjesht u përforcua. Ishte po ajo Dhuratë që kisha njohur përmes fotove dhe historive të ushqimit, madje akoma më frymëzuese e plot gjallëri. Arrita të zbuloj që pas dashurisë për ushqimin fshihej dhe një botë tjetër po aq e gjallë sa ngjyrat në pjatat e Dhuratës. Diplomuar fillimisht për Gjuhë Letërsi e më pas për Administrim Biznesi dhe Inxhinieri Agromjedisi Dhurata ka punuar fillimisht si menaxhere projektesh zhvillimi, kryesisht ato të qeversisjes publike, çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut. Nga 2010 e deri më sot ajo është marrë kryesisht me probleme dhe çështje që preukupojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural; ruajtjen e mjedisit, zhvillimin zonal dhe ngritjen e kapaciteteve të fermerëve. Zhvillimin e turizmit rural, krijimin e vulës për produktet e territorit dhe marketingun e tyre.

Tani më po bëhen rreth 3 vite që Dhurata është një nga miket dhe koleget e mia në jetën e përditshme dhe atë profesionale…

Filozofia e projektit “Ne Besojmë Tek Ushqimi” (“In Food We Trust”) është që ushqimi është gjithçka. Dhe hyn në gjithçka; që nga misioni fillestar bazik që është të ushqyerit e deri tek përdorimi i tij si aksesor bukurie. Bazuar mbi këto fakte Dhurata mendoi të veshë dhe të zbukurojë persona të cilët jo vetëm hanë shëndetshëm, por dhe besojnë tek ushqimi si një vlerë e padiskutueshme. Projekti nisi fillimisht bazuar mbi katër vajza, të cilat besojnë dhe aplikojnë ushqimin e shëndetshëm. Ideja e Dhuratës ishte të zgjidhte nga një vajzë për çdo stinë. Në idenë e saj unë përputhesha më mirë me stinën e dimrit dhe të gjitha frutat dhe perimet e kësaj stine. Dhe pse me ngjyra të zbehta dhe të grinjta, veshja që Dhurata kishte konceptuar për mua ishte gjithë ngjyra. Ajo kishte menduar të bënte 3 sete fotogrikë ku secili prej tyre i përkonte një muaji. Megjithatë Dhurata dhe Alketa Misja menduan 3 sete ishin pak për mua, pasi sipas tyre unë mendohej të isha objekt shumë i mirë për t’u fotografuar. Kështu që ato e zgjeruan gamën e seteve në 4.

Sot vendosa të ndaj me ju setin e parë, dhe të tjerët t’i lë suprizë për më vonë. Në këto foto unë kam në vënd të flokëve lakra dimërore dhe mbaj të varur në qafë një varëse me rruaza prej lime. Dorezat janë zbukuar me rrepa të kuq, duke luajtur kështu rolin e një aksesori kompletues për të gjithë veshjen.

2. 3 4.

 

Fotografitë nga Alketa Misja