Ditar Uncategorized @sq

Dhuratë nga Wedel Albania

1.Cover

Dhuratë nga Wedel Albania

Është e kotë t’ju shpjegoj sërish dashurinë që unë kam për çokollatën. Ju tashmë e dini dhe është lehtësisht e dallueshme edhe përmes recetave që unë kam ndarë me ju. Mbetet e pashmangshme fraza e përhershme : Mund të përdorni çfarë çokollate të dëshironi POR JU REKOMANDOJ ÇOKOLLATËN E ZEZË !

Çokollata Wedel është bërë e njohur për mua rreth 5 vite më parë, teksa mami solli një të tillë në shtëpi nga pazaret e pasdites. Duke qenë se ne (unë, mami dhe motrat) gjithmonë priremi të provojmë gjëra të reja, çokollata Wedel ishte produkti më i ri në super-marketin, të cilin ne zakonisht frekuentonim. Çokollata e zezë me mbushje qershie (vishnje), më duhet ta pranoj që ishte dashuri me shijim të parë. Që me copëzën e parë që provova, ndjeva zhurmën kërcitëse që tregonte qartësisht teksturën e çokollatës: e fortë dhe krokante në sipërfaqe, dhe e butë e kremoze në brendësi (kombinimi im i preferuar pothuaj në çdo gatim). Teksa çokollata shkrihej në gojë, shija e saj bashkohej me atë të qershisë duke sjellë kombinimin ideal. Ëmbëlsia e kremit të qershisë neutralizohet nga çokollata e zezë; kjo është dhe një nga arsyet pse kjo çokollatë është një nga të preferuarat e mia. Në fund të konsumimit të saj nuk ndihesh i velitur. Fatmirësisht kjo shije dhe çokollata e thjeshtë e zezë u bënë dy shijet e mia të preferuara, por fatkeqësisht këto ishin të vetmet çokollata Wedel që munda të gjeja në tregun Shqiptar në atë kohë.

Ashtu sikur se çdo gjë ndodh për një arsye, gjatë një eventi para disa muajsh pata mundesinë të takoj distributorin zyrtar të Wedel në Shqipëri. Gjate bisedës me të kuptova më tepër rreth kësaj kompanie dhe gamën e gjerë të produkteve Wedel që mund të gjenden lehtësisht prej tani me dy vitesh në raftet e supermarketeve shqiptare. Çuditërisht, kuptova gjithashtu se distributori zyrtar i Wedel në Shqipëri ishte në dijeni tashmë rreth dashurisë sime ndaj produktit të tyre.

Nga ana tjetër, ju mund ta keni parë videon e javës së kaluar e cila tregonte marrjen e një dhurate shumë të bukur nga Wedel. Një pako me shumë produkte të tyre dhe një pusullë që shkruante “Faleminderit Kikiliciouss”. U gëzova jashtë mase shumë nga ky gjest i ëmbël dhe isha shumë kurioze të provoja dhe njihja disa produkte, të cilat nuk i kisha provuar më parë nga kjo markë. Duke qenë se e gjitha kjo më shtoi më tej kuriozitetin (dhe nepsin), nisa një hulumtim më të gjerë mbi historinë e çokollatave Wedel.

Edhe pse në origjinë një produkt Polak, kompania Wedel i ka fillimet e saj në Gjermani. Më tej në vitin 1865 themeluesi Karol Wedel Podarowuje i dhuroi të birit Emil, kompaninë, si një dhuratë martese por dhe trashegimie, duke qenë se kish ardhur momenti i duhur dhe ai kishte fituar eksperincën e mjaftueshme për të marrë përsipër këtë mision. Produktet Wedel, sidomos çokollatat, nisin të bëhen aq të famshme sa shumë shpejt në treg u shfaqën edhe versione të tjera të falcifikura (siç ndodh rëndom edhe sot me shumë produkte që ofrohen në treg…). Për të mbrojtur autorësinë dhe origjinalitetin e produkteve, Emil Wedel vendosi të paraqesë firmën e tij mbi çdo produkt. Me kalimin e kohës, firma u bë dhe logoja e kompanisë, e cila vazhdon të jetë dhe sot një element mjaft i rëndësishëm i brandimit dhe marketimit të produktit anë e mbanë botës.

Duke u kthyer sërish tek shporta e bukur plot me ëmbëlsira Wedel që më erdhi në shtëpi, një produkt i ri, të cilin nuk e kisha provuar asnjëherë më parë ishte “Ptasie Mleczko”, një produkt ky autentik i Wedel. Jan Wedel (pasuesi), pas një udhëtimi në Francë, nisi të prodhojë çokollatën me krem qumështi, një produkt inovativ, me shije suprizuese, i cili u bë shumë shpejt një hit në treg. Ptasie Mleczko është dhe sot shumë e suksesshme, duke fituar çmime për cilësinë dhe shijen e saj unike. Suksesi siç ndodh gjithmonë lidhet ngushtë dhe me vjedhjen e idesë së këtij produkti nga shumë marka të tjera çokollatash. Më duhet të them se sapo e provova rash në dashuri me të. Duke qenë se marshmallow janë një nga ëmbëlsirat e mia të preferuara, çdo gjë me to mua më entuziasmon jashtëzakonisht shumë. Ptasie Mleczko nuk ishte gjë tjetër veçse marshmallow me shije kremi, e mbuluar me çokollatë, pra mjaft e thjeshtë në përbërje, por një mrekulli në shiije! Versioni që unë provova ishte me çokollatë qumështi, një shije që për mua që adhuroj çokollatën e zezë, ishte shumë e ëmbël. Por teksa po kërkoja në internet ky produkt shfaqet në një gamë shijesh të ndryshme, qoftë me çokollatë qumështi, ashtu edhe me çokollatë të zezë.

Pak e nga pak, duke marrë kohën e duhur për të provuar të gjitha produktet Wedel, bindja për cilësinë e tyre m’u fortësua edhe më tej. Më pëlqyen tej mase kekët e vegjël “jaffa” me mbushje të ndryshme. Si gjithnjë çokollata e zezë bënte neutralizimin dhe e perfeksiononte shijen, duke mos e bërë produktin të velitshëm. Kutitë (gift box) me çokollata të vogla ishin jo vetëm tejet të shijshme falë shijes së tyre, por dhe shumë të bukura. Pra nuk mundesh vetëm t’i shijosh, por edhe të admirosh cilësinë e paketimit të produktit. Kakaon Wedel nuk kam patur ende mundësinë ta provoj, kështu që do të duhet të më ndiqni në postet e ardshme për të lexuar mbi përshtypjet e mia mbi këtë produkt. Çokokremët me shije cokollate dhe kremi ishin gjithashtu shumë të shijshëm; por më të ëmbël sec unë personalisht i preferoj. Kjo ndoshta lidhet me faktin që nuk e konsumoj në përgjithësi këtë lloj produkti. Produkti i ri “Ptasie Mleczko” ishte më surprizuesi nga të gjithë, por më duhet të them që vendin e parë për mua vazhdon ta mbajë çokollata e zezë dhe kombinimet e shijeve të ndryshme që ky brand të ofron.

Duke konkluduar artikullin e sotshëm, dua të falenderoj tej mase Wedel Albania për kujdesin dhe dashurinë e pafund që më dhuroi, jo vetëm këtë herë, por gjithnjë, përmes produkteve që ofrojnë në treg! Nëse jeni kurioze të mesoni më shumë mbi Wedel Albania dhe produktet e tyre mund të klikoni në faqjen e tyre zyrtare: www.wedel.al

 

P.S : Frymëzuar nga e gjithë eksperienca, kam vendosur të përgatis disa receta interesante me bazë çokollatat Wedel. Për detaje të tjera më ndiqni në postimet pasuese!

2 3 4 5 6 7

 

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.