Projekte & Evente Uncategorized @sq

Dhuratat e Kikiliciouss Për Fundvitin – Ep.2

Kikiliciouss Cookie Box 1

Dhuratat e Kikiliciouss Për Fundvitin – Ep.2

Si muaji ynë i preferuar, Dhjetori erdhi pa u kuptuar dhe bashkë me të erdhën festat dhe dëshirat tona të pafundme për të bërë dhuratat perfekte për të afërmit e njerëzit e zemrës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe këtu në Kikiliciouss! Tradita e lançimit të kutive tek ne vazhdon falë kërkesave tuaja të shumta.

Përmes paketave tona speciale të dhuratave, ju do të keni mundësinë të provoni disa produkte nga gama e gjerë që ne ofrojmë.

 

Përpos kutisë së truffles (topave të çokollatës), ne gjithmonë kemi sjellë dhe një kuti me biskota të ndryshme ndër këto 2 vite. Kësaj rradhe, kemi vendosur të ndryshojmë stil si në paketim dhe në çfarë ofrojmë brenda.

Ky paketim festiv “Kikiliciouss” vjen me biskotat tona të famshme Shortbread dhe një kavanoz me reçel ftoi gatuar nga mami, ideal për këtë stinë. Recetat e mamit janë më të klikuarat, prandaj dhe vendosëm që këtë vit të kishit mundësinë të provonit nga dora e saj.

Jo vetëm shumë të shijshme veç e veç si produkte, por së bashku kombinohen më së miri.

Për ta bërë këtë dhuratë akoma më speciale, këtë vit vijmë me një bashkëpunim me Daltën e Artë, ku secila çantë do të ketë një lugë punuar në mënyrë artizanale me dru ulliri; ç’ka do të thotë që mund të hani, të gatuani e ta lani lugën normal pasi nuk do të pësojë asnjë dëmtim.

Çdo kuti do të ketë një punim ndryshe, prandaj efekti surprizë do ta bëjë këtë dhuratë akoma më të veçantë.

 

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it: kristijanku@kikiliciouss.com, Instagram ose Facebook.

 

Do t’ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë të vendosnit, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

 

Për të parë dhuratën tjetër që ne ofrojmë klikoni KËTU.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.