Projekte & Evente Uncategorized @sq

Dhuratat e Kikiliciouss Për Fundvitin – Ep.1

Kikiliciouss Chocolate Box 1

Dhuratat e Kikiliciouss Për Fundvitin – Ep.1

Si muaji ynë i preferuar, Dhjetori erdhi pa u kuptuar dhe bashkë me të erdhën festat dhe dëshirat tona të pafundme për të bërë dhuratat perfekte për të afërmit e njerëzit e zemrës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe këtu në Kikiliciouss! Tradita e lançimit të kutive tek ne vazhdon falë kërkesave tuaja të shumta.

Përmes paketave tona speciale të dhuratave, ju do të keni mundësinë të provoni disa produkte nga gama e gjerë që ne ofrojmë.

Kutia e Truffles (topave të çokollatës) nuk kishte si të mungonte. Këtë vit ne sjellim jo 2, por 3 shije të ndryshme.

Baza për 2 truffles është çokollata e zezë, njëri version vjen në shije qeshie dhe likeri mbuluar në arrë kokosi dhe versioni i dytë në shije portokalli dhe likeri mbuluar në kakao. Ajo që vjen risi këtë herë është truffle/topi me shije arrë kokosi dhe lajthi.

Çfarë e bën akoma më të bukur këtë dhuratë është fakti se pas mbarimit të topave të çokollatës, kutia mund të ripërdoret në forma të ndryshme, duke mos e humbur vlerën, apo bukurinë e saj.

 

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it: [email protected], Instagram ose Facebook.

 

Do t’ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë të vendosnit, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

 

Për të parë dhuratën tjetër që ne ofrojmë klikoni KËTU.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.