Petulla Të Thjeshta Shtëpie – Receta e Mamit

Kjo është pa diskutim receta më e kërkuar në Kikiliciouss, dhe më në fund po vjen me detajet e nevojshme në këtë artikull. Popullariteti i ketyre petullave vjen nga teknika e mamit, përkatësisht mënyra si e bën shtrydhjen e brumit para se ta vendosë në tiganin e skuqjes. Kjo recetë e mamit, e famshme tani […]
Puding i Shëndetshëm me Çokollatë dhe Fara Chia

Ky puding me çokollatë është fantastik jo vetëm për mëngjes, por dhe për një vakt dytësor si ai i paradites apo pasdites; gjithmonë në varësi të çfarë keni konsumuar më parë. Baza e këtij pudingu janë farat chia të cilat janë të pasura në fibra, omega-3, proteinë, vitamina dhe minerale. Gjithashtu këto fara janë stabilizues […]
Kafshata Çokollate

Kjo recetë ishte një nga më të kërkuarat pas daljes në “Me Duart e Kristit”. Një recetë tejet e thjeshtë e argëtuese, e cila të lejon ta modifikosh sipas shijeve personale dhe kur të vijnë miqtë të ndihesh kranare teksa u servir këto çokollata të përgatitura vetë. Përbërësit e përdorur në këtë episod janë zgjedhje […]
Xhelatina Të Shëndetshme me Shegë

Xhelatinat janë padyshim një nga ‘snacks’ e preferuara të fëmijëve dhe jo vetëm. Versionet që blejmë në supermarkete janë të mbushura me sheqerna të tepërta dhe plot esenca e ngjyrues. Pse të mos jemi kreativ dhe ti përgatisim ato në kushte shtëpie? Receta është aq e thjeshtë sa dhe ju vetë do të habiteni. Do […]
Biskota Të Shëndetshme e Shpejta Pa Pjekje

Biskotat pa pjekje janë një nga zgjidhjet e mia të preferuara dhe të shpejta kur dua të konsumoj diçka të ëmbël, të shëndetshme dhe lehtësisht të përgatitshme. Jo gjithmonë kemi kohë të pjekim biskota në shtëpitë tona, prandaj kjo recetë është ideale. Në vetëm pak minuta çdo gjë do të jetë gati kështu që mos […]
Churros Shtëpie Të Pjekur

Churro (çurro, në shumës çurros) është një brum i ëmbël i skuqur. Brumi është i ngjashëm me brumin e profiterolëve. Churros janë tradicional në Spanjë dhe Portugali, nga ku dhe kanë origjinën. Duke qënë të skuqur ato thithin shumë vaj, prandaj unë sot vendosa të ndaj me ju versionin e tyre të shëndetshëm. Kjo metodë […]
Minikekë të Shëndetshëm me Kungull

Tetori, muaji i kungullit, është padyshim një nga muajt e mi të preferuar përsa i përket ushqimit. Këto minikekë të shëndetshëm me kungull po ashtu. Janë shumë të thjeshtë për tu përgatitur; një recetë e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme.
Vezë e Rrahur, Kujtim Fëmijërie

Veza e rrahur është një nga ato receta që më kujton fëmijërinë. Kur isha e vogël e gatuanim shpesh për mëngjes e më dukej vetja e madhe, pasi asistoja në përgatitje. Pjesa më argëtuese ishte kur duhej të provonim nëse veza ishte rrahur sa duhet apo jo. Kjo ishte lehtësisht e vërtetueshme, mjaftonte të ma […]
Tosti Francez

Tosti Francez është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shijshme për mengjes apo branç (brunch). Një version i ëmbël i bukës me vezë që ne shqiptarët kemi ngrënë përgjatë viteve. Kjo recetë është përgatitur dhe fotografuar nga Eranda rreth një viti më parë, dhe nuk e dimë as vetë pse nuk e kemi dokumentuar […]
Akullore Artizanale me Vanilje

Ishte kërkesa juaj (dhe me të drejtë në fakt) për të sjellë recetën bazë të akulloreve, atë me vanilje. Një recetë dhe shije e cila nuk kufizohet nga stina e verës. Mbani shënime dhe përgatiteni pasi në javët në vazhdim do ta keni si kombinim ideal të recetave që do të sjellim. Proçedura : […]