Janë gjithsej 3 lloje Brownie : Brownie Kek, Chewy Brownie (brownie elastik, i cili të krijon ndjesinë e këndshme të përtypjes) dhe Fudge Brownie (Brownie i cili është më i butë dhe i lagësht në përmbajtje, nuk është totalisht i pjekur dhe krijon idenë e ngjitjes në gishta) Mendoj se Brownie im duket si keku Lava kur është i ngrohtë (të cilin kur e çan në mes derdh masën e çokollatës) dhe Fudge Brownie kur ftohet, një kombinim me të vërtetë shumë interesant.
- Nëse brownie juaj duket shumë i lënkundshëm kur e hiqni nga furra, mos u trëmbni është normale
- Sigurohuni të ftohet plotësisht para servirjes, përndryshe nuk do të keni feta të prera pastër
- Mund ti servirvi këto feta me akullore, luleshtydhe ose ajkë të rrahur (disa ide, të tjerat po jua lë juve në dorë)
Proçedura :
Ndiz furrën në temperaturë 175°C
Përziej së bashku miellin, pluhurin e kakaos dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe lër mënjanë
Në një tas rrih së bashku gjalpin dhe sheqerin deri në masë kremoze
Shto një nga një vezët duke e rrahur brumin
Shto çokollatën e shkrirë dhe pasi ta kesh perzier shto përbërësit e thatë
Piqe në furrën e ndezur për 35 minuta
Përgatisni ganashin (5 minuta para se të hiqni nga furra brownie-n) : Në një tenxhere shto ajkën dhe lëre të ziejë. Shto çokollatën dhe përziej së bashku
Derdhe ganashin e ngrohtë në menyrë të njëtrajtshme sipër brownie-t të sapo nxjerrë nga furra dhe lëre të ftohet plotësisht
Vendose në frigorifer për 1 deri në 2 orë dhe më pas jeni gati ta servirni
Fotografite nga Eranda Janku














