Biskotat Kallam Sheqeri janë ideale për periudhën festive që po kalojmë, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në pamje të parë dhe të përfunduar duket si një recetë e komplikuar, por jua siguroj se këto janë biskotat më të thjeshta që mund të gatuani.
Në fakt, ky mund të jetë një rast shumë i mirë që të përfshini fëmijët tuaj, pasi duart e tyre të vogla janë të përshtatshme për të hapur topat e brumit në shirita. Për të mos përmendur se kjo është një proçedurë argetuese në të cilën nuk keni pse të shqetësoheni nëse është çdo gjë perfekte ose jo.
- Mund të lini jashtë ekstraktin e mentes nëse dëshironi, është një përbërës opsional
- Shënim : Unë i poqa më shumë se ç’duhet biskotat prandaj janë më të errëta në konture
Proçedura :
Përzieni së bashku gjalpin me sheqerin derisa masa të jetë kremoze
Shtoni vezët dhe vaniljen, ekstraktin e mentes dhe vazhdoni përzieni për 1 minute
Shtoni miellin, kripën dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe përzieni derisa përbërësit të jenë kombinuar me njëri tjetrin
Ndaje brumin në dy pjesë, në njërën prej tyre shto ngjyrues të kuq ushqimor (aq sa dëshiron) dhe më pas mbështillini këto masa me letër të veçantë celofoni
Lëreni brumin në frigorifer për rreth një orë
Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe lëreni të qetësohet në temperaturë dhome për 10 minuta
Ndizni furrën në temperaturë 190°C dhe shtro në 2 tepsia biskotash letra furre dhe lëri menjane
Merr diku tek 5cm brum nga secila masë (një e kuqe dhe një e bardhë) dhe formo shirita të gjatë rreth 15 cm, vëri ato në krah të njëra tj (kuq+bardhë), duke shtypur fundet me njera tjetrën dhe duke i rrotulluar me kujdes
Vendosini në tepsi duke u siguruar që të krijoni kthesën në fillim të biskotave që të duket si kallam sheqeri
Piqi biskotat për rreth 10 minuta ose derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë në konture
Lejoni të ftohen plotësisht
Fotografitë nga Eranda Janku










