Aplikacionet që ma Lehtësojnë Jetën

09/05/2019

E vërteta është se celularët janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e aktiviteteve tona ditore, dhe në një farë mënyre, ata drejtojnë jetët tona. Të pajisur me një shumëllojshmëri aplikacionesh që na udhëheqin në kohë dhe nevoja të ndryshme, ata janë thuajse si një grup i gjithëditur profesionistësh miqësore, gjithnjë gati në çdo kërkesë.

Po, jeta është shumë më e lehtë me gjithë këto aplikacione rrotull. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se cilët janë aplikacionet e mi të preferuar!

 

1. Instagram – Media Sociale & Biznes
Instagram është platforma ime e preferuar përsa i përket medias sociale! Më pëlqen rëndësia që i jepet estetikës dhe fotografisë së mirë, kombinuar me përmbajtje të ekstraktuar, njësoj të rëndësishme. Për Kikiliciouss gjithashtu, kjo është një nga bazat e komunikimit me publikun tonë – lexuesit dhe klientët tanë – si dhe të qenit në kontakt përsa i përket aktiviteteve ditore dhe të rejave. Prandaj, mund ta kuptoni se sa i rëndësishëm është ky aplikacion edhe për sa i perket biznesit! Nuk ka rëndësi nëse jeni një entuziast i të bukurës apo një brand i përfaqësuar me një profil zyrtar, ju sugjeroj të mësoni gjuhën e Instagramit dhe ta përdorni atë në dobinë tuaj. Por mos harroni, gjëja më e rëndësishme është të mos fiksoheni dhe të filloni të krahasoni veten me personat e tjerë në këtë (apo në çdo) platformë – në shumicën e rasteve gjithkush tregon vetëm momentet më të bukura të jetëve të tyre publike – prandaj jini të lumtur me veten tuaj dhe përqafoni cdo karakteristikë unike tuajën! Ne e adhurojme çdo gjë/njeri të vecantë dhe ndryshe nga të tjerët!

 

2. VSCO – Përpunim fotosh
Duke e vënë përsëri vëmendjen tek dashuria për një estetikë të përsosur, VSCO është aplikacioni më i rëndësishëm për përpunimin e fotografive që në përdorim në përmbajtjen e Kikiliciouss. Ne fakt ky nuk eshte vetëm një aplikacion për përpunim, por perfaqëson një komunitet të tërë krijuesish dhe fotografësh, ku unë gjej shumë frymëzim. Mund ta përdorni këtë aplikacion pa pagesë, apo të paguani duke u anëtarësuar. Sido që të jetë, keni shumë mundësi të argëtoheni duke krijuar përmbajtje të bukur, apo thjesht të zbuloni punët e krijuara nga përdoruesit e tjerë.

 

3. Snapfood – Ushqimi para çdo gjëje!
Snapfood e bën porositjen e ushqimit kaq të lehtë! Po, si një kërcitje gishtash. Ky aplikacion bashkëpunon me disa nga restorantet e mi të preferuar dhe ky fakt më gëzon kaq shumë. E veçanta e tij është edhe fakti që ky është aplikacioni i vetëm shqiptar në celularin tim dhe jam e lumtur ta mbështes skuadrën!

 

4. Duolingo – Mësim & Argëtim
Më pëlqen Duolingo sepse të lejon të mësosh një gjuhë të re lehtësisht dhe duke qenë se nuk kam aplikacione lojërash në celular, ky aplikacion shërben edhe si një mënyrë argëtimi për mua. Mësimet janë të lehta dhe lajmërimet kujtuese më ndihmojnë të gjej pak kohë në ditë, edhe kur jam shumë e zënë. Momentalisht (në rregull, vazhdimisht) po mësoj frëngjisht dhe mund të them se J’adore Duolingo e maintenant je veux manger un crêpe!

 

5. Flo – Ndjekës i ciklit
Është e rëndësishme të dimë të gjithë të rejat më të fundit, të argëtohemi, të dukemi bukur në të gjitha fotot, por mbi të gjitha është e rëndësishme të mësojmë më shumë mbi trupin tonë dhe të jemi të akorduar me të. Parashikimet e Flo janë shumë të sakta, dhe njëkohesisht ky aplikacion ofron një shumëllojshmëri artikujsh mbi shëndetin e femrave, kuptimin se si gjithçka funksionon, mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht. Të gjithë e dimë që ajo periudhë e muajit mund të mos jetë aq e këndshme, por me një komunitet që të mbështet, çdo gjë bëhet më e lehtë. Meraku im i vetëm është se si më shumë meshkuj të njohen Flo – mendoj se njëherë që ata janë të edukuar njëlloj, bota do të jetë një vend më i mirë!

 

6. Nike Training – Aktivitet fizik
Unë, dhe në fakt e gjithë skuadra Kikiliciouss, e nisëm vitin me qëllimin që të bëhemi më të forta fizikisht. Më pëlqen ky aplikacion sepse të ndihmon të zgjedhësh nivelin dhe rutinën e stërvitjes që të përshtatet më shumë dhe e ruan atë për ty. Është si një trajner personal që gjurmon aktivitetin tënd dhe të sugjeron se cfarë tjetër mund të bësh, varur nga niveli i avancimit. Nike Training të ndihmon të dizenjosh planin tënd të stërvitjes dhe ka disa lloje ushtrimesh, në varësi të qëllimit specifik; ushtrime mikse si dhe Joga. Një element tjetër argëtues është edhe mundësia për t’u lidhur me përdorues të tjerë.

 

7. Maps.ME – Udhëtim dhe aventura!
Si një entuziaste udhëtimeve, e mbi të gjitha entuziaste “e të diturit gjithnjë se ku kam përfunduar pas një ecjeje të gjatë”, më pëlqen shumë ky aplikacion! Të lejon të shkarkosh hartën e qytetit që do të vizitosh dhe më pas mund ta përdorësh offline, teksa aplikacioni mban gjithnjë një sy mbi ty apo ti mban një sy mbi destinacionin turistik të rradhës. Unë e përdor Maps.Me edhe kur udhëtoj në Shqipëri, sidomos kur ngas makinën e vetme pasi sensi im i orientimit nuk është më i miri, dhe më pëlqen që aplikacioni më drejton duke më folur.

 

Fotografitë nga Eranda Janku ose nga websitet zyrtare të aplikacioneve