5 Podcast Për Të Mos u Humbur
February 23, 2019 2021-11-19 22:435 Podcast Për Të Mos u Humbur

5 Podcast Për Të Mos u Humbur
5 Podcasts që do të gjeni në celularin tim dhe që nuk duhen lënë pa u dëgjuar
(sipas Julia-s)
Duke tentuar të përqafoj një pastrim mendor, shpesh i kthehem aplikacioneve të meditimit, por më duket kaq e vështirë ta ndaloj së menduari trurin dhe realisht të meditoj. Në një farë mënyre podcast-et (edhe pse bëjnë pikërisht gjënë e kundërt të meditimit), më lejojnë që ta largoj mendjen nga miliona gjërat që më rrethojnë dhe të fokusohem vetëm tek një gjë e të qetësohem. Për mua podcast-et janë dicka e re por 2019 më ka kapur të fiksuar pas tyre. Janë një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën, për të mësuar gjëra të reja, për të luftuar mërzitjen si dhe e bëjnë vajtjen në punë të duket shumë e shkurtër.
Një “lojë” e mrekullueshme për një mendje kurioze. Eshtë edhe mendja juaj kurioze?
Vazhdoni të lexoni për të mësuar mbi 5 podcast-et më të dëgjuara në celularin tim.
MyDomaine’s “Second Life”
Ky podcast paraqet një seri që fokusohet mbi femrat e suksesshme, të cilat kanë bërë ndryshime drastike në karrierë dhe ia kanë arritur trimërisht qëllimit të tyre. Drejtuar nga Hillary Kerr, bashkë-themeluese dhe shefe e inovacionit të kompanisë nënë të MyDomaine, Clique Brands, çdo episod përqendrohet mbi një femër që i është drejtuar një karriere plotësisht të re dhe ka arritur sukses në të!
Më pëlqejnë shumë historitë frymëzuese të këtyre vajzave e grave që janë treguar kurajoze aq sa të bëjnë një ndryshim kolosal, të investojnë në pasionet e tyre dhe kanë arritur të jenë persona të shquar në fushën e tyre. Nëse edhe ju po konsideroni të bëni një hap të tillë, apo thjesht doni të mësoni më shumë mbi rrugëtimin dhe transformimin e një projekti në anë, në një biznes të suksesshëm, mos kërkoni më tutje.
https://itunes.apple.com/us/podcast/second-life/id1347626043
Women in tech
Podcasti Women in Tech (femrat në fushat e teknologjisë) drejtohet nga Espree Devora e WeAreLATech dhe prezanton femra frymëzuese që punojnë në fusha të ndryshme, janë themeluese apo investiture, dizajnere UX apo UI, gazetare, etj, – të cilat ndajnë historitë e tyre se si kanë arritur aty ku janë sot. Qëllimi i këtij podcast-i është që çdo dëgjues të largohet duke menduar “Nëse ajo mund t’ia dalë, atëherë edhe unë mundem”.
Më pëlqen shumë kjo ndjesi fuqie! Më pëlqen pa masë edhe episodi i tyre i përqëndruar mbi Kikiliciouss. Dëgjojeni atë këtu.
http://podcast.womenintechshow.com/episodes
Curiosity daily
Një podcast që ofron një përzierje trendesh kulturore, marifetesh dhe zhvillimesh në shkencë e teknologji. Është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar rreth trupit e mendjes, hapësirës e thellësisë së deteve, se si historia i ka dhënë formë botës së sotme e shumë më shumë.
Zakonisht e dëgjoj këtë podcast gjatë vatjes në punë dhe drejtuesit Cody Gough dhe Ashley Hamer e bëjnë mëngjesin tim më argëtues. Një mënyrë e mirë për të nisur ditën!
Science vs
Një përzierje faktesh, shkence dhe historie të sjella së bashku në një podcast që thyen mendimet e rrënjosura. Drejtuar nga Wendy Zukerman, është një mënyrë fantastike e të mësuarit duke u argëtuar. Më pëlqen pa masë shumëllojshmëria e temave të trajtuara si dhe vënia përballë me fakte të vërteta!
https://www.gimletmedia.com/science-vs
Armchair Expert
Dax Shepard interviston persona të famshëm – e herë pas here edhe ndonjë personazh skolar apo gazetar – në rehatinë e kolltukut të tij (prandaj edhe emri “Eksperti i kolltukut”). Në fakt ky podcast është si një lloj kënaqësie e fajshme për mua! Më parë mendoja se aktori amerikan ishte po aq “budalla” sa personazhet që e kisha parë përherë të luante, por në fakt më pëlqen mënyra e tij e të menduarit, dhe lirshmëria e mendimit që ka gjatë intervistave. Më duhet të pranoj, nuk i kam dëgjuar të gjithë episode pasi zgjedh vetëm ato me persona te cilët janë emra të njohur për mua.
https://armchairexpertpod.com/