Emri: Dodona është një nga 7 orakujt dhe është tempulli shqiptar. Ndërkohe shega ishte fruti i tempullit.
Përbërësit:
Akull i copëtuar
4 feta lime
20 kokrra shegë
2 tsp sheqer kaf
35 ml Captain Morgan Black
15 ml Contro
Një spërkatje Sprite
Metoda:
Në gotën e koktejit që po përdorni, vendosni fetat e lime dhe shegët, shtypini së bashku
Shtoni sheqerin dhe përzieni së bashku përbërësit
Shtoni akullin e copëtuar dhe më pas të gjitha lëngjet duke nisur me Captain Morgan, Contro dhe në fund një spërkatje me sprite.
Zbukurimi: disa kokrra shegë
Fotografitë nga Eranda Janku



