Receta “Masë Keku Çokollate E Bërë Në Shtëpi” nga L.V e postuar pak javë më parë i kaloi pritshmëritë dhe si rrjedhojë njerëzit nisën të më pyesnin për masa të tjera të cilat mund ti mbajmë në bufe e t’i përdorim kurdo. Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju të gjitha recetat që un përdor në shtëpi në çdo kohë, për çdo rast. Sot po ndaj me ju një recetë bazike, atë me vanilje.
Shënim : Më falni që nuk kam postuar së fundmi. Aparati im profesional është prishur dhe kjo është arsyeja kryesore. Ndër të tjera kam qenë shumë e ngarkuar dhe me shkollën, sezonin dhe projekte të tjera të cilat do të lançohen së shpejti në Kikiliciouss !
Proçedura :
Sitni të gjithë përbërësit e thatë në një tas të madh
Përzieini mirë
Vendoseni masën në një enë hermetike me kapak të puthitur mirë
Ruajeni në raftin tuaj
Sugjerim : Dyfishojeni ose trefishojeni masën që ta keni në raftin tuaj për përdorim sa herë të dëshironi
Përbërësit e tjerë që duhen për të përgatitur kekun :
3 vezë
310 ml qumësht ose ujë (qumështi e bën kekun më të plotë)
113 gram gjalp i shkrirë jo i kripur ose vaj perimesh (gjalpi mundëson një kek më të plotë)
Ekstrakt Vanilje
Si Të Përgatisni Kekun :
Ngrohni furrën në temperaturë 176°C
Përzieni masën e thatë (nëse keni përgatitur më shumë përdorni 900 gram) me vezët, gjalpin ose vajin, qumështin ose ujin
Shënim – kjo masë përgatit një kek (22 x 33 cm), 2 kekë rrethorë (22 cm) ose 24 minikekë
Kekët duhet të piqen në furrën e ngrohur për 35 minuta, ndërkohë që minikekët kërkojnë rreth 20 minuta
Fotografitë nga Eranda Janku




