Në shtëpinë time supa ka qenë gjithmonë një pjatë e rëndësishme dhe rrallë herë e munguar. Recetat janë të pafundme dhe asnjëherë s’mund të mendosh se ke provuar boll.
Kjo është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme, supë pule me perime.
- Sasinë e perimeve mund ta ndryshoni sipas dëshirës
- Ndjehuni të lirë të shtoni erëza të ndryshme sipas dëshirës dhe mund të fusni në supë dhe lulelakër bashkë me dy perimet e tjera
Proçedura :
Prini gjoksin e pulës në kubikë mesatarë
Grini në rende për së gjati karrotat dhe kungullin
Në tenxheren ku do gatuani supën shtoni mishin e pulës, kripën dhe vajin e ullirit
I kaurdisni për pak minuta
Më pas shtoni karrotat dhe kungullin e grirë bashkë me 1.5 litra ujë
I lini të ziejnë deri sa përbërësit të jenë zier
Shtoni panën duke e përzier në të njëjtën kohë
Lëreni të marrë një valë
Fikni zjarrin
Shtoni majdanoz dhe limon sipas dëshirës
Fotografitë nga unë








