Ditar Uncategorized @sq

Vera ime “Franceze”

IMG_9009

Vera ime “Franceze”

Shpesh mundohemi të bëjmë gati lista verore librash, duke dashur t’ja përshtasim atë ritmit të verës sonë, por jo gjithnjë e arrijmë këtë pasi cdo verë ndryshon nga tjetra dhe shpesh kalojmë përmes gjërash të paparashikueshme. Megjithatë një gjë është e sigurt ! Cdo verë ka libra dhe cdo libër i lexuar gjatë kësaj kohe mbetet në mendjen tonë si pjesë e saj. Pavarësisht kohës që kam shpenzuar për hapjen e këtij web-i – sidomos gjatë këtyre dy javëve të fundit, kur më është dashur të mbyll shumicën e gjërave të mbetura, me të mbaruar shkollën dhe provimet – kisha planifikuar tashmë një listë me libra për të lexuar, e cila niste me një roman francez, ‘Delikatesa’ (La Delicatesse) nga David Foenkinos. Kur vendosa që ky libër do të ishte pjesë e listës some, në fakt kisha shumë pak informacion pasi nuk doja që fundi i historisë të më shpërqëndronte nga fillimi i saj.

IMG_9037

Kisha dëgjuar fare pak për këtë libër, prandaj ishte një kënaqësi kur historia shpalosej për mua pak nga pak pas çdo fjale. Më pëlqeu shumë stili i të shkruarit, i cili më bëri të lundroja nga faqja në faqe, dhe historia e trajtuar ishte thjesht e mrekullueshme ! (Nuk po zbuloj gjë pasi dua që të gjithë ta shijojnë këtë libër ashtu si edhe unë)

Vetëm kur e mbarova librin e kuptova se duhej patjetër ta sugjeroja si një libër që duhet të bëjë pjesë në çdo listë librash për të lexuar. Kështu, thënë mes nesh, mos kërkoni më tej, filloni me këtë libër dhe lejoni humorin tuaj të ëmbëlsohet në mënyrë delikate.

 

Koncepti dhe fotografia nga Eranda Janku 

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.