Ushqim & Udhëtim

Siçilia Ime

IMG_8346

Siçilia Ime

Shënim : Mac-u im është prishur, kjo ka qenë dhe arsyeja pse unë nuk kam postuar javën e kaluar ! Faleminderit për pritjen e duruar !

Çdo verë më pëlqen të shkoj me pushime në Greqi apo Itali. Më shijon pa masë vizita në këto vende, sidomos për shkak të ishujve të tyre të mahnitshëm. Ato nuk janë thjesht pranë mëmëdheut tim, Shqipërisë, por ndodhen të pozicionuara në një rajon që konsiderohet si qendra e botës. Djepi i qytetërimit tonë.

Por në postimin e sotëm do të fokusohem tek ishulli i Siçilisë, një vend që vuan padrejtësisht nga imazhi i mafias dhe paqendrueshmërisë, por që në fakt realiteti është krejtësisht ndryshe. Në të vërtetë, çdo vit që vij këtu, më duket gjithnjë e më e bukur, më e qëndrueshme, e pajisur me infrastrukturë dhe shërbime, e pasur në tradita, ushqime dhe me njerëz të mrekullueshëm e mikpritës. Sigurisht që ka edhe problem, si në çdo vend tjetër, por unë e dua Siçilinë time me gjithë zemër.

Për fatin time të mirë, baza ime këtu në Siçili është një fshat-qytet I vogël, i quajtur Gioiosa Marea; një vend i qetë dhe i sigurtë, plot hare dhe plazhe me ujë të ngrohtë, falë ngrohjes gjeotermike të nëndheshme, që vjen nga thellësia e tokës, Është e pabesueshme, por mund të notosh në mesnatë dhe uji është kaq i këndshëm dhe perfekt.

Për ta nisur që nga fillimi, vetë udhëtimi nga Shqipëria në Siçili është një eksperiencë e bukur në vetvete. Ne udhëtojmë me makinë midis peizazheve të jugut të Italisë, midis detit Adriatik, Jon dhe Tirren, në një territor të gjerë nga Bari në Reggio Calabria. Gjatë rrugës mund të shohësh shtëpitë tradicionale prej guri të quajtura “Trulli” apo “Pianta dei Albanesi”, një vend i populluar nga Shqiptarë të krishterë gjatë pushtimit Otoman në Ballkan. Këta njerëz emigruan këtu dhe ruajtën gjuhën dhe traditat në një mënyrë të mrekullueshme. Më pas udhëtimi ynë në continent përfundon me kalimin me traget të kanalit të Mesinës, një moment frymëzues dhe romantik. Çdo gjë ecën qetësisht dhe njerëzit janë kaq miqësorë.

Gjatë qëndrimit tim në Siçili më pëlqen të udhëtoj sa më shumë, sepse atje gjendet një histori e pasur dhe bukuri të shumta për t`u parë, një traditë e shkëlqyer ushqimi për t`u shijuar, vendndodhje historike dhe arkeologjike të paimagjinueshme, peizazhe natyrore dramatike dhe unike, duke përfshirë vullkane. E dua Siçilinë sepse është modeste, por e vërtetë dhe e sinqertë. Ajo paraqet një parajsë absolute, e ndërtuar nga Zoti dhe njerëzit që e duan vendin e tyre.

Ky ishull është një i krahasueshëm në sipërfaqe me atdheun tim (26,000 km2), por me një popullsi thuajse sa dyfishi (5 milion). Prandaj më bën të mendoj se si ne mund të mësojmë nga ai. Historia e Siçilisë përfshin fise locale të përziera me koloni greke dhe romake. Më pas sundimi gjermanik, byzantin dhe arab i dhanë formë kulturës së ishullit. Megjithatë edhe normanët, spanjollët dhe burbonët ndihmuan të krijonin themelet e asaj që më vonë u transformua nga Garibaldi në një shtet të unifikuar me Italinë.

Siçilia ka tashmë një kulturë të pasur dhe unike, sidomos në lidhje me artin, muzikën, letërsinë, kuzhinën dhe arkitekturën. Rëndësia e saj qëndron edhe tek vendndodhjet arkeologjike dhe antike, si Nekropolisi i Pantalikas, Lugina e Tempujve dhe Selinunte. Vendi është zhvilluar midis rrugëve nacionale dhe autostradës, e cila e qarkon si një unazë nacionale përgjatë zonave bregdetare, të mbushura me punë impresionuese inxhinjerike, ura dhe tunele. Hekurudha kalon gjithashtu pranë bregdetit, si një simbol i industrializimit të të shkuarës. Këtu qytetet më të mëdha dhe qendrat janë Palermi (kryeqyteti), Mesina, Katania, etj, por me rëndësi janë edhe qytete më të vogla si Cefalu, Siracusa, Gela, Licata, Marsalla, Trapani, Barcelona, Milazzo, etj. Kjo atmosferë magjike bregdetare e Mesdheut kombinohet me mallet e mrekullueshme ku mund edhe të bësh ski gjatë dimrit. Mund të gjesh fshatra apo qytete te vogla plot bukuri, ndoshta me probleme te vogla, por gjithnjë të mahnitshme, si Caltaniseta, Enna, Caltagirone, Corleone, Camporeale, Campofiorito, dhe shumë të tjera. Për t`u parë janë punishtet e verës, qendrat historike, peizazhet e elaboruara agrikulturore dhe shpejt do të bini në dashuri me Siçilinë.

E fundit por jo nga rëndësia, ushqimi këtu është art dhe magji. Në fakt fjala “Siçili” në vetvete besohet të vijë nga greqishtja, dhe përdoret për të identifikuar fruta të caktuara që rriten shpejt, si pema e fikut (sikè) apo kungulli (sikùs). Kështu Siçili do të thotë “toka e pjellorisë”, duke nënkuptuar pasurinë natyrale dhe potencialet klimaterike. Këtu mund të gjendet një kombinim perfekt i shijeve të perimeve lokale, mishit apo peshkut, frutave, gatimeve të kripura apo të ëmbla. Provoni makaronat siçiliane, arancini apo pizza dhe do ta doni Siçilinë përgjithnjë. Sigurisht që nuk do të mund t`i rezistoni akullores vendase, granitas, brioshit, kasatës apo kanolit. Shije të mrekullueshme, art i mahnitshëm! Vendasit e dine ç`do të thotë kulinari. Jam e intriguer dhe kam mësuar shumë këtu. Sa herë që shkoj në Siçili, kur takoj miq në shtëpitë e tyre, restorante apo bare e kafene shijoj gjëra të reja dhe kërkoj për recetat, duke foto-dokumentua çdo gjë. Është me të vërtetë një shkollë e jetës.

Thjesht e dua Siçilinë, kjo është gjithë ç`kam për të deklaruar! Ju rekomandoj fuqishëm që jo vetëm të lexoni në web-in tim apo ndokund tjetër, por të shkoni atje një ditë. Po shkuat një here, do të vazhdoni të shkoni përsëri e përsëri. Jam e sigurt për këtë!

Kështu po e përmbyll me disa foto të vendeve të cilat kam parë, dhe disa nga ushqimet më të mira që kam provuar deri më tani, dhe sigurisht që disa prej tyre do t`i gatuaj për ju kur të kthehem në Tiranë. Thjesht qëndroni në linjë!

 

 

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.