Uncategorized @sq Ushqim & Udhëtim

Embelsirat Siçiliane

3

Embelsirat Siçiliane

4 5 6

Një listë me disa ëmbëlsira të caktuara tradicionale italiane është e njohur në të gjithë  botën, por Siçilia ka një traditë të mrekullueshme veçanërisht në përgatitjen e brumërave, me përbërës unikë vendas, të cilat e bëjnë çdo krijim të paharrueshëm. Kujtoni shijen ëmbëlsirave, që nga më të njohurat, si kasata, deri te specialitete më pak të njohura që lidhen me tradita të qytezave dhe fshatrave siçilianë. Pra kjo është ajo që duhet të prisni kur hyni në një pastiçeri siçiliane; diçka të mrekullueshme dhe që ka kaq shumë kuptim në lidhje me kontekstin. Me të hyrë një herë në një dyqan të tillë nuk ka më rrugë kthimi pas. Nëse ecni pranë një pastiçerie dhe nuk hyni brenda, nuk e dini se çfarë po humbisni !

Në fakt Siçilia paraqet një sërë krijimesh të ëmbla që do t`ju kënaqin me shije të mrekulleshme, duke përfshirë kasatën dhe kanolin, apo ato më pak të njohurat si “brioshi me akullore” i Castelbuonos, “Mustazzoli” i Erice-s, “Cuddrireddri” i Delia-s, si dhe shumë të tjera. Ndër përbërësit e përdorur janë produktet locale me cilësi të lartë, si fëstëku, bajamet, frutat e thata dhe të sheqerosura, djathi ricotta, limoni dhe agrumet, fiku i indisë, etj. Sidoqoftë, këtu është një listë e ëmbëlsirave kryesore që duhet t`i provoni nëse vizitoni një dyqan ëmbëlsirash siçiliane.

1. Kasata Siçiliane – Është ndoshta ëmbëlsira më ikonike siçiliane: një kek sfungjeror i zhytur në rum, që përmban edhe djath ricotta, vanilje dhe fruta të sheqerosura.

2. Kanoli Siçilian – Kjo është ndoshta ëmbëlsira më sensacionale e Siçilisë, i mbushur me djath ricotta dhe fruta të sheqerosura apo pikëza çokollate.

3. Nougat Bajamesh ((Torrone alle mandorle) – e përgatitur tradicionalisht si një specialitet Krishtlindjesh, përmban bajame dhe limon si dy nga përbërësit kryesorë.

4. Granita me briosh Siçilian – Ky kombinim hahet në mëngjes nga vendasit. Ngrënia e diçkaje kaq të ftohtë në mëngjes mund të duket e çuditshme, por është perfekte për klimën e nxehtë në ishull.

5. Akullore me Briosh Siçilian (Gelato con la Brioche) – Një tjetër version i shijshëm i të mësipërmes është edhe brioshi apo panettone e servirur me akullore, sidomos me shije fëstëku.

6. Mulberry Granita (Granita di Gelsi) – Këto fruta pylli janë tipike për rajonin dhe përdoren në gatimin e kekëve dhe ëmbëlsirave të tjera, edhe pse e servirur si një granita ka një shije sublime. Zakonisht shoqërohet me briosh.

7. Biskota me brume bajamesh (Biscotti di Pasta di Mandorle) – Ato shërbehen si qershi, ha një dhe më pas fillon të hash papushim.

8. Qumësht Bajamesh Artizanal – Një delikatesë e ftohtë, në një ditë të nxehtë. Konsiderohet hyjnore.

9. Ëmbëlsirë me Marzipan (Frutta martorana) – E gatuar me miell bajamesh dhe vanilje, duket si fruta apo perime, por është aq e ëmbël sa mund të jetë një ëmbëlsirë. Gjithashtu e pasur në kalori. 10. Cartocci Siçilian – Kjo delikatesë e fërguar gatuhet me djath ricotta, vezë dhe çokollatë.

11. Buccellati – Këto biskota zakonisht preferohen për Krishtlindje. Janë të mbushura me fiq të tharë, rush, arra pishe, lëkurë mandarine dhe portokalli, reçel pjeshke, çokollatë të zezë, arra, bajame, mjaltë, liker Marsala.

12. Pignoccata – Kjo ëmbëlsirë përgatitej fillimisht në Palermo për Karnevale. Gatuhet me vezë, mjaltë, lëkurë portokalli dhe bajame.

13. Biancomangiare – Është një ndër ëmbëlsirat më të lehta në kuzhinën siçiliane. Përmban qumësht, ajkë qumështi dhe bajame. Emri i saj do të thotë “Të hash të bardhë” duke qenë se pjesa më e madhe e përbërësve kanë këtë ngjyrë.

14. Setteveli – Ky është një nga kekët më të mire, origjinuar nga Palermo. Përbëhet kryesisht nga çokollata e zezë, lajthitë dhe bajamet.

15. Xhelatinë Shalqiri – Kjo është ëmbëlsira më e lehtë në këtë listë dhe duket si një pudding i lehtë i gatuar me shalqi, lule jasemine, kanellë, pikëza çokollate të zezë apo fëstëkë. 16. Tetù dhe Teio – Këto biskota gatuhen me bajame, vezë dhe çokollatë të zezë.

17. Mpanatighi – Këto janë ndoshta biskotat më tipike në Siçili, të gatuara me liker Marsala. Vezë, bajame, çokollatë të zezë, kanellë, karafil, dhe përmban arra, viç të grirë, vaj ulliri.

18.  Saint Joseph Sfince – ….

19. Messina Pignolata – Kjo ëmbëlsirë përmban vezë, çokollatë të zezë, gjalpë, vanilje dhe limon.

. 20. Marsala Spagnolette – Këto janë biskota të shijshme me gjalpë, vezë, kripë, kanellë, djath ricotta dhe pikëza çokollate.

21. Iris i fërguar – Këto friturajanë tipike për Palermon, dhe përmbajnë djath deleje ricotta, vezë, qumësht, pikëza çokollate, thërrime buke dhe kripë.

1 2 10

 

Fotografite nga une dhe Edrin Aliaj 

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.