Tartë e freskët Pjeshke

Rezervoni 12 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.

Një ëmbëlsirë mjaft e lehtë dhe freskët, e cila ju çon në një pasdite pranvere me çdo kafshatë të saj. Ndërthurja e bazes së biskotës, marmaladës sonë të pjeshkës dhe kremit të vaniljes me pak kanellë, do bëjnë që kjo të jetë ëmbëlsira juaj e re e preferuar.

2,500 L

Bazë biskote (formula jonë e shumë pëlqyer nga ju dhe tek cheesecake ynë pa pjekje), marmaladë artizanale pjeshke dhe një krem i lehtë vanilje pluhurosur sipër me pak kanellë.

*Këshillë kundër alergjive: Përmban gluten, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht, susam dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë të këtyre alergeneve.

Ruhet në frigorifer (fresk) midis 2-10°C.

20 cm ø | 12-14 porcione

Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbimin me taksi, te cilet do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.

Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri” / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)