6500 L
Bakllava Stil Kikiliciouss
Rezervoni minimumi 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.
Kjo bakllava stil Kikiliciouss është një ëmbëlsirë fantastike me shpërthim shijesh në një kafshatë të vetme. Në ndryshim nga bakllavaja klasike, ajo nuk ju rëndon dhe velerit, por ju lë me një shije të veçantë dhe pa nevojën e menjëhershme të një gote ujë.
Përbërja dhe Ruajtja:
Peta të shijshme mbushur me arrorë të ndryshëm: arra, fistikë, bajame (natyrale dhe kripur), lajthi të pjekura, pak biskota formulë sekrete, gjalp, vaj ulliri.
Ëmbëlsuar me qumësht të kondesuar dhe qumësht pa yndyrë.
*Këshillë kundër alergjive: Përmban gluten, arrorë, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht, susam dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë të këtyre alergeneve.
Ruhet në temperaturë ambjenti ose frigorifer (fresk) midis 2-10°C.
Dimensionet:
2.4 kg ëmbëlsirë
Transporti:
Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbimin me taksi, te cilet do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.
Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri" / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)
