Ditar Uncategorized @sq

Mirësevini në Kikiliciouss

Processed with VSCOcam with f2 preset

Mirësevini në Kikiliciouss

Çdo gjë nisi 4 vjet më parë, në 1 Tetor 2010 kur unë hapa blogun tim “Kiki`s Book of Dreams”. Ky blog ishte më shumë si një ditar për mua, në të cilin mund të ndaja stilin tim, krijimet e mia dhe çdo gjë interesante që ndodhte në jetën time.

Në atë kohë pasionet e mia përqendroheshin rreth modës dhe modelingut, por çdo gjë ndryshoi kur fillova të eksperimentoja me ushqimin dhe gatimin. Fillova ta përfshij këtë pasion të ri në blogun tim duke postuar receta (më së shumti të ëmbla), me foto hap pas hapi. Duke qenë se gatimi është një aktivitet argëtues që të mbush me gëzim, shpejt qëllimi im u bë t`i shtyja lexuesit ta pëlqenin (dhe pse jo dashuronin) gatimin në shtëpi, në mënyrë që edhe ata të zbulonin diçka të re rreth vetes dhe të shijonin këtë ndjesi kaq të bukur.

Shpejt blogu im nisi të bëhej shumë popullor dhe njerëzit dukej se i pëlqenin shumë postimet e mia lidhur me gatimin. Ëmbëlsirat janë specialiteti im dhe çfarë unë e shijoj më shumë te gatuaj, prandaj edhe kam eksperimentuar më shumë me to gjatë gjithë kësaj kohe. Pas 3 vitesh e gjysmë pune me Kiki`s Book of Dreams, mendova se kishte ardhur koha të krijoja diçka më profesionale dhe t`i kushtoja më shumë vëmendje krijimeve të mia dhe je vetë vetes time.

Pas një kohe të gjatë dëshirash të mëdha dhe pune të lodhshme, unë pata mundësine (dhe fatin) të mblidhja një grup njerëzish të mrekullueshëm dhe të krijoja një skuadër fantastike. Ndarja e mendimeve çoi në krijimin e Kikiliciouss, një faqe web me një dimension krejtësisht të ri.

Që tani e tutje, Kikiliciouss do të ofrojë material më tematik, të organizuara në bazë javore dhe sipas kategorive të ndryshme. Ne do të postojmë 3 herë në javë: e Marta është Dita e Gatimit (receta ëmbëlsirash); e Mërkura është Dita e Stilit të Jetesës (tema alternative); dhe e Shtuna është Dita e Koktejleve (receta koktejlesh). Praktikisht, do ta nisim javën me një ëmbëlsirë, ashtu siç duhet të nisë java; dhe do ta mbyllim me një koktejl për të mirëpritur fundjavën.

Përsa i përket postimeve të Stilit të Jetesës, që i përkasin të Mërkurës, ato do të përfshijnë tema të ndryshme, duke nisur që nga moda, dizenjimi i ambienteve të brendshme, këshilla mbi DIY, udhëtime, editoriale që më pëlqejnë, faqe frymëzuese, etj. Do të doja gjithashtu të prezantoja një kolonë të re “Pyet Kikin”, ku ju mund të më pyesni për çdo gjë që doni të mësoni dhe unë do të bëj një postim të veçantë (ju mund të shkruani në email, website, në rrjetet sociale).

Duke qenë se në këtë website jemi duke e nisur nga e para, do të postojme çdo gjë, të re dhe të vjetër, në një stil të ri dhe cilësi më të mirë. Gjatë javës së parë do ju lëmë të shijoni materialin e ri të publikuar më poshtë dhe të Enjten, do të ritakohemi me material të ri dhe shumë interesant.

Ne jemi duke pritur me padurim opinionin tuaj mbi platformën tonë të re, prandaj ndjehuni të mirëpritur të ndani mendimet tuaja me ne!

P.S – Ka gjithnjë një hapësirë për dedikimet dhe falenderimet! Do të doja të falenderoja fillimisht familjen time për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos tezen time dhe bashkëshortin e saj! Gjithashtu i jam mirënjohëse miqve të mi. Së fundmi, ne e fotografuam foton e këtij postimi në një vend shumë të veçantë “Vendi Sekret“, prandaj falendrrojmë Glorian dhe Ledian që bashkepunuan me ne. Faleminderit të gjithëve!

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.