Projects & Events

Food Bloggers Meetup Tirana

Food Bloggers Meetup Tirana 1

Food Bloggers Meetup Tirana

Takimi i dytë i Women Founders Meetup Tirana mblodhi blogerët me premtues të ushqimit në Shqipëri. I organizuar nga Kikiliciouss, ky takim solli bashkë femrat që po i japin formë skenës së ushqimit në vend dhe më gjerë.

Folësja kryesore, Dhurata Thanasi nga Luga e Argjendtë, ndau përvojën dhe udhëtimin e saj. Pasioni i saj për ushqimin shqiptar ishte si një thirrje për blogeret e ushqimit që të vazhdojnë aktivitetin e tyre, si dhe të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe rrënjëve të tij.

Kathleen Fritzsche (Swiss SR Sipërmarrës në Rezidencë) foli mbi tre modele biznesi ushqimi të suksesshme, si dhe ndau me pjesëmarrëset njohuri mbi mënyrën se si ato mund ta monetizojne pasionin e tyre.

Sigurisht me shumë rëndësi ishte edhe përvoja e secilës prej pjesëmarrëseve, të cilën ato e ndanë me grupin, duke folur për sfidat me të cilat janë përballur dhe pasionet e tyre. Ishte me të vërtetë një takim frymëzues, me pjesëmarrjen e:

Kikiliciouss / Luga e Argjendtë / My sweet tooth cuisine / Arti Gatimit / Albanian Food Tours / Food travel by Djana / Mandarina / Unë Gatuaj / Ha Pi Tirana / BonBon Taste.

Ajo çfarë ne morëm nga ky takim ishte një energji pozitive dhe një dëshirë për të mbështetur njëra-tjetren, që është edhe synimi kryesor i Womens Founder Meetup Tirana.

Food Bloggers Meetup Tirana 2 Food Bloggers Meetup Tirana 3 Food Bloggers Meetup Tirana 4 Food Bloggers Meetup Tirana 5 Food Bloggers Meetup Tirana 6 Food Bloggers Meetup Tirana 7 Food Bloggers Meetup Tirana 8 Food Bloggers Meetup Tirana 9 Food Bloggers Meetup Tirana 10

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.