Cfare jane Koktejlet?!

16/08/2014

Sot vendosa te hap nje rubrike te re. Duke nisur nga kjo dite une do te shkruaj artikuj te shkurter informative rreth koktejleve dhe embelsirave; dhe ndonjehere rreth ushqimit ne pergjithesi, duke bere qe ju jo thjesht te ndiqni recetat qe une postoj, por te kuptoni se cfare une po ju tregoj; si te gatuani dhe se si ndihem rreth kesaj.

Manhattan Cocktails by H. Pierce

Pyetja e dites se sotme eshte : Cfare jane Koktejlet ? Nje koktejl eshte nje pije e perzier e perbere kryesisht  nga nje pije e destiluar (si pershembull : vodka, xhin, tekila, whiskey, brandy, rum etj) perzier me perberes te tjere. Le te themi per shembull nese birra eshte nje nga perberesit, atehere pija quhet “Koktejl Birre”, dhe keshtu me rradhe. Ne kete menyre koktejlet jane te ndara sipas familjes, duke u nisur nga kombinimi i perberesve.

Duhet permendur gjithashtu se Koktejlet permbajne nje ose me shume tipe likeri, leng frutash ose salce, mjalte, qumesht apo krem, ereza apo lloje te tjera aromatizuesish, dhe keshtu me rradhe…Por Koktejlet mund te variojne dhe nga perberesit nga menyra se si banakieri i pergatit, nga vendndodhja dhe tradita e njerezve. Me pak fjale, dy Koktejle mund te kene te njejtin emer, por serish te kene shije te ndryshme dhe kjo nga diferenca se si keto pije jane pergatitur.

Margarita by J. Sullivan

Koktejlet jane klasifikuar nga profesionalistet ne disa grupe duke perfshire : Absinthe, Birre, Brandy ose Konjak, Cachaça, Shampanje, Xhin, Rum, Sake, Tekila, Vodka, Whiskey, Vererat, Likeret, Fernet, Alkolike, etj.

Se shpejti do te vije me keshilla te reja duke shpjeguar cdo familje ne detaje dhe duke zberthyer dhe disa nga recetat e tyre. Ja disa foto te Koktejleve qe me pelqejne. Shijojeni !

Caipirinha by D. Catania Flaming Cocktails by N. Frey

Fotoja Kryesore : Martini Klasik nga by K. May

Koktejlet Manhattan nga H. Pierce

Margarita nga J. Sullivan

Caipirinha nga D. Catania

Koktejle me Zjarr nga N. Frey