Cheesecake me Mango

Rezervoni 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.

Një version i ftohtë (jo pjekur) i cheesecake. Pureja e mangos e bën këtë cheesecake shumë të freskët dhe të lehtë në shije, aq sa thonë që bëhet fiksues!

3,500 L

Bazë me biskota dhe gjalpë të pakripur, e ndjekur nga një përzierje djathi të ftohtë me krem ​​dhe e mbuluar me pure mangoje.

*Këshilla për alergji: Përmban gluten, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona përgatiten në një mjedis ku përdoren arra, vezë, qumësht, susam dhe gluten.
Për këtë arsye, nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë të këtyre alergjenëve. Ruajeni në frigorifer (pjesa e ftohjes) midis 2-10°C.

20 cm ø | 12-14 racione

Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbim të jashtëm taksi, të cilët do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.

Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri” / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)

Mund ta blini dhe në pikat ku ne dërgojmë këtë produkt. Kontaktoni direkt në numrin tonë të telefonit për detajet: 00355 69 54 71 73