6500 L
Torta Eranda
Rezervoni 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.
Njihuni me Erandën, me versionin tortë të saj! Eranda, një dashuri e madhe e imja, ashtu siç do jetë kjo tortë për ju. Me karakter të fortë por e ëmbël, për t’u dashuruar kokë e këmbë. Kjo tortë është fantazia e çdo personi që i dashuron fistikët. Një ëmbëlsirë dekadente me shije të pasur, ku kremi i gjalpit kombinohet shkelqyeshëm me bazën e tortës duke e bërë zgjedhjen ideale për një event apo darkë, shoqëruar më së miri me një gotë shampanjë.
Përbërja dhe Ruajtja:
Shtresa merenge të mbushura plot fistikë, mbuluar me një krem gjalpi të mëndafshtë dhe natyrisht spërkatur me akoma më shumë fistikë, sepse me to nuk mund të gabosh kurrë.
*Këshillë kundër alergjive: Përmban vezë, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë (në % të vogla) të këtyre alergeneve.
Ruhet në frigorifer (fresk) midis 2-10°C.
Dimensionet:
20 cm ø | 14-16 porcione
Transporti:
Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbim të jashtëm taksi, të cilët do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.
Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri" / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)
