Smoothie me spinaq, banane dhe avokado është i preferuari im. Arsyet janë përbësit e përdorur të cilët janë më të pëlqyerit për mua dhe gjithashtu trashësia e smoothie-t.
Mund t’ju them që nëse nuk jeni fans i spinaqit apo avokados, kjo pije do t’ju bëjë të nisni t’i shijoni këto produkte të shëndetshme e plot vlera ushqyese.
- Mund të përdorni qumësht në vënd të kosit, nëse nuk e pëlqeni kosin në pije.
- Uji shtohet për të holluar përqëndrimin e masës (rrjedhimisht sheqerit dhe vlerave) dhe gjithashtu për ta bërë vetë pijen më të hollë.
- Ju sugjeroj të shtoni ujë pasi të keni pulsuar masën me të gjithë përbësit e tjerë, në këtë mënyrë trashësinë e smoothie-t e keni ju në dorë.
Përbërësit:
2 banane
1 avokado
2 duar spinaq i vogël (baby)
400 gram kos
ujë
Metoda:
Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe pulsoni deri sa të keni një masë homogjene.
Smoothie është i trashë (shije personale) prandaj shtoni ujë sa të keni konsistencën tuaj të dëshiruar.
Shijojeni menjëherë.

Fotografitë nga Eranda Janku

