Sezoni i pjeshkëve duhet shijuar deri në fund. Kësaj rradhe po sjell një recetë tejet të thjeshtë, por që do t’ju lere pa fjalë. E shijshme, e freskët, 100% shije e frutit të përdorur (pjeshkëve) dhe për më tepër plotësisht e shëndetshme.
- Mund të përdorni nektarina në vend të pjeshkëve nëse nuk keni
- Vendosni tasin e makinës së akullores në akull 24 orë para se të gatuani këtë recetë
- Nëse nuk keni një makinë akulloreje mund ta vendosni masën në një enë dhe ta lini në akull deri sa të ngrihet. Mund t’ju them tani më nga eksperienca që tekstura e sorbetos ndryshon shumë duke qënë se përbëhet e tëra si masë nga fruti. Por nëse nuk e keni një të tillë kjo s’duhet të jetë pengesë për të shijuar një mrekulli të tillë. Sidoqoftë unë ju rekomandoj ta blini një makinë të vogël akulloreje në rast se e keni pasion gatimin dhe të hani akullore,sorbeto e shumë ëmbëlsira të tjera akulli ashtu si unë. Dini çfare hani, mund të gatuani sa herë të dëshironi dhe kostoja është shumë më e ulët se produktet e blera në supermarket. E thënë shkurt investimi juaj do të shpërblehet 100%
Proçedura :
Përgatisni shurupin në një xhezve ose tenxhere të vogël duke vendosur sheqerin dhe ujin
Lëreni të vijë në vlim, deri sa sheqeri të jetë tretur plotësisht
Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet plotësisht
Vendosni të gjithë përbërësit në një grirës ushqimor ose blender dhe bluani derisa të keni arritur një masë homogjene
Ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda
Lëreni sorbeton të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj
Më pas zhvendoseni atë në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni
Fotografitë nga Eranda Janku









