Tortë me Arra

Rezervoni 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.

Kjo tortë me arra, na sjell nostalgjinë e fëmijërisë dhe gatimeve të mamit ku ëmbëlsirat e saj ishin të mbushura plot arra. Një ëmbëlsirë e lehtë dhe elegante e cila i përshtatet të gjithëve në shije.

4,500 L

4 shtresa mafishe mbushur plot arra, mbuluar me kremin e lehtë të vaniljes, mascarpones dhe arrave me bollëk të grimcuara.

Përbërës: vezë, sheqer pluhur, arra, vanilje, mascarpone, ajkë e ëmbël, uthull molle, kripë.

*Këshillë kundër alergjive: Përmban vezë, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë (në % të vogla) të këtyre alergeneve. Ruhet në frigorifer (fresk) midis 2-10°C.

20 cm ø | 14-16 porcione

Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbim të jashtëm taksi, të cilët do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.

Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri” / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)