5500 L

Torta Julia

Rezervoni 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.

Njihuni me Julian, esencën e saj të rafinuar në një tortë!
E freskët si një pasdite pranvere, me karakterin e saj të ëmbël e lozonjar që e dashurojnë të gjithë me shikim të parë. Me siguri do ta dashuroni edhe ju këtë tortë, që me kafshatën e parë. Kjo është torta Julia.
Torta ideale e atyre që dashurojnë fistikët, por zgjedhin gjithnjë ëmbëlsira të lehta dhe me një pas-shije të freskët. Moria e copave të fistikëve i fal çdo kafshate një teksturë krokante me ndërthurje interesante.

Përbërja dhe Ruajtja:

4 shtresa merenge të mbushura plot fistikë, mbushur dhe mbuluar me kremin e lehtë të vaniljes ku do të gjeni sërish grimca fistikësh. *Këshillë kundër alergjive: Përmban vezë, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë (në % të vogla) të këtyre alergeneve. Ruhet në frigorifer (fresk) midis 2-10°C.

Dimensionet:

20 cm ø | 14-16 porcione

Transporti:

Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbim të jashtëm taksi, të cilët do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti. Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri" / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)
Processed with VSCO with a6 preset

Torta Julia

5500 L

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.