5 Ide Për Këtë Shën Valentin

Pas Janarit më të gjatë, “muaji i dashurisë” është këtu. Po, është koha të rrethoheni nga zemra të kuqe, lule të bukura dhe fjalë të ëmbla. Personalisht mendoj se cdo muaj duhet të jetë muaji i dashurisë, por hej, Shën Valentini nuk i ka bër asnjëherë keq kujt. Në fakt është e këndshme të pasurit të një dite për të bërë gjërat e bukura, të vogla apo të mëdha.

 

Tek Kikiliciouss ne vlerësojmë pervojat mbi gjithçka, prandaj këtë vit po i lëmë pas të mirat materiale dhe po kthehemi drejt dhënies kuptim të çdo momenti. Vazhdoni të lexoni mbi 5 idetë se cfarë mund të bëni këtë Shën Valentin me personin tuaj të zemrës. Më pëlqejnë shumë këto ide sepse janë të realizueshme jo vetëm me partnerin tuaj por me këdo person të veçantë në jetën tuaj.

 

  • Një mëngjes i përgatitur plot dashuri

Nëse puna dhe rutina juaj e mëngjesit jua lejojnë të dyve, merrni kohën ta nisni ditën me një mëngjes të gatuar në shtëpi plot dashuri. Shën Valentini bie në një të enjte këtë vit, dhe lënia e rehatisë dhe ngrohtesisë së krahëve të një personi të dashur për të përballur ditën (me shumë gjasa) me shi do të jetë e vështirë. Por një ditë që nis ëmbël, vazhdon ëmbël. Nuk ka si një mëngjes i mirë për të nisur mbarë ditën.

  • Dërgoni lule dhe ëmbëlsirën e saj/tij të preferuar në pushimin e drekës për një surprizë të ëmbël

Sigurohuni që personi juaj i zemrës është në rregull me shfaqjen e dashurisë në publik pasi kjo do t’i vërë në qendër të vëmendjes në ambientin e tyre të punës. Po përpiqeni të gjeni ëmbelsirën e duhur për partnerin tuaj? DM @Kikiliciouss për të gjetur ëmbëlsirën perfekte!

  • Arratisje nga qyteti për një piknik nën yje

Sigurisht, një darkë në një restorant luksoz është gjëja më tradicionale për Shën Valentinin, por këtë vit mund të veproni ndryshe e të zgjidhni një darkë intime nën yje. Kushtojini vëmendje parashikimit të motit (ky është një “operacion” që kërkon kohë të thatë) dhe nëse nuk keni ndërmend të ndërtoni një tendë të tërë, bëni mirë të përgatiteni për një mot të freskët. Pajisuni me batanije dhe shijoni ushqimin tuaj nën një qiell me yje!

  • Organizoni një mbrëmje shijimi vere

Ndonjëherë është e këndshme të ndiheni plot klas pa u dashur vërtetë të silleni plot klas dhe në fakt të shijoni rehatinë e intimitetit të një personi të dashur. Zbuloni një variete shijesh vere por sigurohuni ta shoqëroni me ushqim (të gatuar vetë apo jo), sepse do t’ju duhet të keni një fytyrë të hijshme të nesërmen në punë.

  • Një arratisje fundjave

Nëse dëshironi t’i kushtoni partnerit tuaj më shumë se sa thjesht një mbrëmje të vecantë, mund ta shtyni “festimin” dhe të merrni të gjithë fundjavën për të festuar. Në një kohë kur të gjithë jemi kaq të zënë gjatë të gjithë ditës, kjo mund të vlejë vërtetë si një kremtim i kohës kushtuar njëri-tjetrit.

 

Fotot e pa-loguara janë marrë nga Pinterest

Dhurata e Kikiliciouss për këtë Shën Valentin 2018

Ishte e pamundur që Kikiliciouss të qëndronte duarkryq këtë Shën Valentin. Në vënd të paketimeve me ëmbëlsira këtë vit sjell një lojë tejet interesante dhe të personalizuar për ju dhe partnerin/en tuaj.

Frymëzuar nga loja “Mos u Nxeh” (versioni i vjetër me të cilin jemi rritur) kemi sjell këtë lojë për ju në mënyrë që jo vetëm të argëtoheni së bashku, por të sillni në mend shumë gjëra të bukura që vetëm ju të dy i dini, e pse jo të njihni më shumë rreth njëri tjetrit!

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it: [email protected], Instagram ose Facebook.

St Valentine Gift 2 St Valentine Gift 3 St Valentine Gift 4 St Valentine Gift 5 St Valentine Gift 6 St Valentine Gift 7 St Valentine Gift 8

 

Fotografitë nga Eranda Janku