Keto Brownies

Brownies është një nga ato receta që klikohet gjithmonë, pa dallim stine apo periudhe. Një recetë klasike, aq e shijshme sa zor të zëvendësohet në llojin e saj.

Dietat Keto nga ana tjetër janë bërë shumë popullore së fundmi. Në përpjekje për të krijuar një recetë Brownies e cila të ishte Keto, përfundova në këtë mrekulli që në fakt ia rekomandoj të gjithëve ta provojnë; janë apo jo në një regjim Keto!

  • Sheqerin e kokosit mund ta zëvendësoni me çdo tipologji sheqeri që dëshironi, por ju sugjeroj atë të kokosit pasi dhe shija që ai siguron është e veçantë.
  • Miellin e bajameve mund ta përgatisni fare kollaj vetë në shtëpi duke pulsuar bajame natyrale në një blender ose grirës ushqimor deri sa të keni konsistencën e miellit. Nëse doni të jeni tejet të kujdesshëm mund tia qëroni lëkurën bajameve duke i futur për pak sekonda në ujë të valuar.

Continue reading “Keto Brownies”

Smoothie më i shijshëm me spinaq

Smoothie me spinaq, banane dhe avokado është i preferuari im. Arsyet janë përbësit e përdorur të cilët janë më të pëlqyerit për mua dhe gjithashtu trashësia e smoothie-t.

Mund t’ju them që nëse nuk jeni fans i spinaqit apo avokados, kjo pije do t’ju bëjë të nisni t’i shijoni këto produkte të shëndetshme e plot vlera ushqyese.

 

  • Mund të përdorni qumësht në vënd të kosit, nëse nuk e pëlqeni kosin në pije.
  • Uji shtohet për të holluar përqëndrimin e masës (rrjedhimisht sheqerit dhe vlerave) dhe gjithashtu për ta bërë vetë pijen më të hollë.
  • Ju sugjeroj të shtoni ujë pasi të keni pulsuar masën me të gjithë përbësit e tjerë, në këtë mënyrë trashësinë e smoothie-t e keni ju në dorë.

 

Përbërësit:

2 banane

1 avokado

2 duar spinaq i vogël (baby)

400 gram kos

ujë

 

Metoda:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe pulsoni deri sa të keni një masë homogjene.

Smoothie është i trashë (shije personale) prandaj shtoni ujë sa të keni konsistencën tuaj të dëshiruar.

Shijojeni menjëherë.

 

Fotografitë nga Eranda Janku