Torte Akulloreje me Vanilje Kapucino

04/08/2014

Torta ime e preferuar e akullores, se shpejti dhe juaja . Me shije kafeje, por prekja e vaniljes do e beje qe kjo shije te zbutet duke e bere nje embelsire te  mrekullueshme per konsumuesit e kafese ose jo (une nuk e konsumoj kafene dhe ende e dashuroj kete torte)

  • Në pjesën e kremit ju sugjeroj të shtoni 105 gram sheqer pluhur në vënd të 250 gramëve.

IMG_1905 IMG_1910

IMG_2134 IMG_2183 Shqip 1 Shqip 2

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 175°C dhe shtro me leter furre bazen e tepsise me hapje (springform)(28cm)

Grij bajamet deri sa te behen pluhur

Vendos te bardhat e vezeve dhe lengun e limonit ne nje tas perzierjeje dhe fillo te rrahesh. Teksa masa formohet shto krpen dhe vazhdo perziej

Shto sheqerin pluhur pak nga pak

Perziej merengen derisa te jete e kendshme, me shkelqim dhe me gezof, shto ekstraktin e vaniljes

Shto bajamet e grira ne masen e merenges

Shtieje kete mase ne tepsi

Piqe per rreth 25-30 minuta

Lere te ftohet totalisht

Vendos ne nje tas vezet, te verdhat e vezeve, sheqerin pluhur (105 gram në vend të 250), kafen dhe vaniljen dhe perziej mire derisa masa te jete dyfishuar dhe te jete veshur me gezof

Ne nje tas tjeter perziej ajken e embel derisa te formoje maja te forta

Me kujdes bashko masat se bashku

Shtoje kete mase ne tepsi

Shtro bajamet e grira te mbetura

Vendose ne akull per te pakten 5-8 ore, ose gjate nates

IMG_1658 IMG_1666 IMG_1672 IMG_1684 IMG_1712 IMG_1718

 

Fotografite nga Eranda Janku