Fulia – Ëmbëlsirë Tradicionale Elbasanase

Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju një recetë shumë të veçantë dhe tradicionale të vendit tim. Fulia është një ëmbëlsirë tradicionale dhe e njohur vetëm në qyetin ku unë kam lindur, në Elbasan.
Ajo çka e bën këtë ëmbëlsirë kaq të veçantë është historia që ajo mbart.
“Shume kohë më parë, kjo ëmbëlsirë gatuhej me rastin e lindjes së një fëmije, në momentin kur kësaj foshnjeje do t’i vihej emri. Këtë ëmbëlsirë e gatuante nëna e djalit. Ajo gatuante dy racione të mëdha (varej se sa i madh ishte fisi i secilës familje); një për shtëpinë e saj dhe një rracion të madh prej 5-10 kile ajo ia conte krushkës së vet. Kjo e fundit ia shpërndante fisit duke i dhënë secilit pjesëtar nga një copë me vete. Ndërkohë nëna e djalit kryente një ritual më të veçantë. Në momentin kur fëmijës do t’i vendosej emri; në një pjatë të sheshtë, shkërmoqej fuli (një sasi jo shumë e madhe, varej nga sa persona ishin në dhomë) në formë mali dhe ngulej një lugë në mes të këtij “mali” e cila do të qëndronte drejt. Një ritual ky që nënkuptonte dëshirën për ngritjen e shpejtë të fëmijës në këmbë. Pas vendosjes së emrit të gjithë pjesëtarët që merrnin pjesë në këtë “ritual” hanin nga një lugë fuli në pjatën e lartpërmendur. Më pas ashtu si nëna e vajzës dhe nëna e djalit u jepte të gjithë pjesëtarëve të fisit të vet një copë fuli për me vete.”
Këtë recetë e kam mësuar qysh fëmijë, falë një njeriu shumë të dashur për mua. Padiskutim që për të dokumentuar këtë ëmbëlsirë shkova në vendlindjen time, në shtëpinë e nënë Fiqeretes dhe së bashku me të e gatuam Fulinë për ju sot !

Continue reading “Fulia – Ëmbëlsirë Tradicionale Elbasanase”

Jufka – Embelsire Tradicionale Shqiptare

Kikiliciouss u rikthye më në fund me postimet e përhershme. Jemi shumë të lumtur për këtë rikthim dhe ju kërkojmë ndjesë për mungesën e postimeve. Do t’ju shpjegojmë çdo gjë në një post tjetër dedikuar këtij informacioni, por tani le të shijojmë këtë recetë tepër të shijshme.

Kjo ëmbëlsirë e quajtur ‘Jufka” është një recetë tradicionale Shqiptare. Ka një shije të veçantë dhe me pak përbërës ju do arrini ti bëni të gjithë për vete.

Continue reading “Jufka – Embelsire Tradicionale Shqiptare”