Biskota Role me Kanellë

Të punuarit në grup sjell gjithmonë ide të reja dhe mbi të gjitha një ndihmesë pa të cilën e vetme nuk do ishte e mundur t’ia dilje. Kështu është dhe rasti i sotëm.
Këto biskota janë gatuar nga Eranda. Një recetë e adaptuar nga Food Network dhe e gatuar gjatë qëndrimit të saj në Amerikë. Teksa unë jam shumë e zënë me disa projekte të tjera, Kikiliciouss nuk do t’ju lërë në pritje të gjatë falë dashurisë së gjithë stafit për gatimin dhe dëshirës së mirë për ta bërë këtë platformë sa më funksionale dhe të thjeshtë për ju.
Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe me përbërës lehtësisht të gjendshëm në supermarketet tona. Mjafton të keni dëshirë të fusni duart në brum dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

  • Kjo recetë mund të shoqërohet me një karamel të thjeshtë i cili i spërkatet sipër biskotave.

2-CRB1 3-CRB2 4-CRB3 shqip

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 204°C.

Përzieni së bashku mascarpone-n, kanellën, 45 gram sheqer dhe lëreni mënjanë.

Në një tas të madh përzieni së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, 40 gram sheqer dhe kripën.

Shtoni gjalpin e prerë në kubikë dhe punojeni brumin me gishta deri sa të arrini në një masë kokrrizore të thatë.

Hapni një vrimë në qëndër të tasit dhe shtoni qumështin e ftohtë.

Punojeni brumin deri sa të mblidhet në një.

Pudrosni me miell tavolinën e punës dhe punojeni brumin rreth 5-6 herë me duar.

Hapeni atë në një drejtkëndësh të madh (25x35cm) rreth 0.5cm të trashë (dhe nëse nuk është tamam drejtkëndësh mos u bëni merak).

Me kujdes hapni masën e mascarpone-s mbi brum duke u siguruar të lini rreth 1 cm në konture bosh.

Spërkatni qershiat ose rrushin e thatë dhe rrotullojeni brumin me kujdes në formën e një cilindri.

Transferojeni masën në një tepsi biskotash dhe lëreni në akull për 20 minuta.

Kalojeni brumin në një tavolinë pune të pudrosur me miell dhe prijeni atë në 8-10 pjesë të barabarta.

Shtroni letër furre në një tepsi biskotash dhe vendosini ato nga ana e prerë duke lënë 3cm hapësirë njëra me tjetrën.

Duke përdorur pëllëmbën e dorës, me kujdes shtypni pak biskotat.

Piqini ato për rreth 20-25 minuta, derisa shtresa e sipërme të fillojë të marrë ngjyrë kafe të ëmbël.

Lërini biskotat të ftohen para se t’i servirni.

CRB-P1 CRB-P2 CRB-P3 CRB-P4 CRB-P5 CRB-P6

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Topa Energjik Me Gjalp Kikiriku Dhe Çokollatë

Po e nisim vitin e ri me një recetë të shpejtë, të shëndetshme dhe tejet të shijshme. Këto topa energjik janë ideal për t’ju mbushur stomakun e për ta nisur ditën plot energji pozitive. Lehtësisht të transportueshëm dhe një recetë që nuk ju lë kurrë në baltë.

Proçedura është shumë e thjeshtë dhe kërkon fare pak kohë për tu përgatitur.

Continue reading “Topa Energjik Me Gjalp Kikiriku Dhe Çokollatë”

Minikekë me Tërshërë dhe Banane

Nëse mendoni se zgjidhja e vetme e bananeve të tejpjekura është hedhja e tyre në kosh, është koha të ndërroni mendim. Jo vetëm që bananet e tejpjekura janë shumë të mira për shëndetin; po kjo është gjithashtu një mënyrë e zgjuar si të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur në ëmbëlsirat tuaja duke e zëvendësuar kështu me sheqerin natyral të bananes.

Këto minikekë me tërshërë dhe banane janë ideale për mëngjes dhe vakt të shpejt përgjatë ditës.

Continue reading “Minikekë me Tërshërë dhe Banane”

Brownie në versionin Fudge me Çokollatë Wedel me Mbushje Qershie

Jam tejet entuziaste të hap një muaj kaq të bukur sa Nëntori me një recetë kaq të shijshme dhe të veçantë. Nëse nuk e keni lexuar ende artikullin mbi dhuratën e bukur që më bëri Wedel Albania klikoni KËTU dhe lexojeni. Ashtu sikurse un përmenda në ate artikull, ja ku jam me recetën e parë me produktet Wedel. Më erdhi menjëherë dhe shumë natyrshëm idea e kësaj recete. Mora shtysë nga një tjetër kujtim i ëmbël i fëmijërisë. Një nga të ëmblat e mia të preferuara kanë qenë disa bon-bone me çokollatë të cilat ishin të mbushura me liker qershie. Më pëlqenin shumë, aq shumë saqë mami e vendoste qesen e tyre në një raft sipër që unë të mos e arrija dot, pasi sapo të më binin në dorë do ti mbaroja të gjitha. Nuk dua të futem në detaje sepse një kombinim i tillë është ideal dhe e kam përshkruar në artikullin e mëparshëm… Pra isha e qartë, doja të integroja këto dy shije së bashku. Prandaj mendova të bëja një brownie ku çdo kafshatë të kishte copëza të vogla ‘qershie’.

Kjo ëmbëlsire është e rëndë, më duhet tjua paraprij. Nuk është një ëmbëlsirë të cilën e konsumon për mëngjes apo vakte të shpejta. Kërkon ta shijosh me qetësi, shoqëruar me verë të bardhë (idealja). Për më tepër që tani që koha është ftohur është e justifikueshme një ëmbëlsirë e tillë një herë në disa kohë.

  • Tekstura : Kur vjen puna tek një ëmbëlsirë si Brownie unë gjithmonë shkoj me llojin Fudge të tij. Kjo ëmbëlsirë gjendet në formën “fudge” dhe “kek”. Ndryshimi mes tyre qëndron tek raporti i përbërësve dhe tekstura pas pjekjes. Brownie në versionin “fudge” ka më shumë çokollatë dhe gjalp por më pak miell, ndërkohë që në versionin kek ndodh e kundërta. Fudge Brownie është më i errët dhe i ngjeshur në pamje, gjithashtu më i ngjitshëm dhe i lagësht në shijim. Ndërkohë që Brownie në versionin kek është më i fryrë dhe vetë fjala Kek e përshkruan atë.
  • Sot unë po ju tregoj versionin Fudge meqë ai është dhe i preferuari im. Por dua t’ju mësoj këtu se sa e rëndësishme është minutazhi i pjekjes në një gatim si ky i sotmi. Rëndesi nuk ka vetëm raporti i 3 përbërësve të lartpërmendur, por dhe për sa kohë ju e piqni. Mund të përfundoni pra me versionin kek të browniet nëse e lini pak minuta më shumë se ç’duhet në furrë. Këtë do t’jua tregoj dhe me foto më poshtë. Një nga Browniet e poqa një natë më parë dhe e lash 32 minuta (e harrova më sakt), ndërkohë që brownie-n e nesërm e lash fiks 27 minuta. Versioni i parë doli kek ndërsa i dyti fudge. Kështu që vini një alarm në celular sapo ta fusni brumin në furrë dhe kur alarmi të bie lini çdo gjë dhe hiqeni menjëherë brownie-n nga furra.
  • Është e rëndesishme që çokollata Wedel me mbushje qershie të prihet në copëza të vogla në mënyrë që shija të përhapet në cdo kafshatë. Nëse copat do jenë të mëdha brownie do bëhet shumë i rëndë aty ku do të ketë çokollatë me qershi.
  • Dhe jo, në këtë recetë nuk mund ta zëvendësoni çokollatën Wedel me çokollata të tjera. Është një përbërës i pazëvendësueshëm.

8 9 10 11 12 13 2-1.jpg

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 180°C

Shtroni letër furre në një tepsi katrore 25cm

Vendosni çokollatën e zezë dhe gjalpin në një tas që duron nxehtësi dhe shkrini përbërësit në banjo-mari ose në mikrovalë (kujdesuni që cokollata të mos digjet)

Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë

Në një tas të madh rrihni së bashku vezët, sheqerin dhe kripën

Shtoni çokollatën e shkrirë dhe më pas sitni miellin dhe kakaon

Përzieni deri sa përbërësit të jenë bashkuar me njëri-tjetrin, mos përzieni më shumë se ç’duhet

Derdheni gjysmën e masës në tepsi

Merrni një thikë të mprehtë dhe prini në copa shumë të vogla çokollatën e zezë Wedel me mbushje qershie

Vendosini këto copëza sipër brumit dhe më pas derdhni pjesën e mbetur të brumit

Piqeni për 27 minuta për të arritur formën “fudge” të brownie-t dhe 32 minuta për një brownie në formë keku

Lëreni të ftohet plotësisht para se ta prisni dhe servirni

3 4 5 6

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Sorbeto Pjeshke

Sezoni i pjeshkëve duhet shijuar deri në fund. Kësaj rradhe po sjell një recetë tejet të thjeshtë, por që do t’ju lere pa fjalë. E shijshme, e freskët, 100% shije e frutit të përdorur (pjeshkëve) dhe për më tepër plotësisht e shëndetshme.

  • Mund të përdorni nektarina në vend të pjeshkëve nëse nuk keni
  • Vendosni tasin e makinës së akullores në akull 24 orë para se të gatuani këtë recetë
  • Nëse nuk keni një makinë akulloreje mund ta vendosni masën në një enë dhe ta lini në akull deri sa të ngrihet. Mund t’ju them tani më nga eksperienca që tekstura e sorbetos ndryshon shumë duke qënë se përbëhet e tëra si masë nga fruti. Por nëse nuk e keni një të tillë kjo s’duhet të jetë pengesë për të shijuar një mrekulli të tillë. Sidoqoftë unë ju rekomandoj ta blini një makinë të vogël akulloreje në rast se e keni pasion gatimin dhe të hani akullore,sorbeto e shumë ëmbëlsira të tjera akulli ashtu si unë. Dini çfare hani, mund të gatuani sa herë të dëshironi dhe kostoja është shumë më e ulët se produktet e blera në supermarket. E thënë shkurt investimi juaj do të shpërblehet 100%

2-sorbeto-pjeshke-1 3-sorbeto-pjeshke-2 4-sorbeto-pjeshke-3 5-sorbeto-pjeshke-4 2-1s.jpg

Proçedura :

 

Përgatisni shurupin në një xhezve ose tenxhere të vogël duke vendosur sheqerin dhe ujin

Lëreni të vijë në vlim, deri sa sheqeri të jetë tretur plotësisht

Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet plotësisht

Vendosni të gjithë përbërësit në një grirës ushqimor ose blender dhe bluani derisa të keni arritur një masë homogjene

Ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda

Lëreni sorbeton të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj

Më pas zhvendoseni atë në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni

8-sorbeto-pjeshke-procedura1 9-sorbeto-pjeshke-procedura2 10-sorbeto-pjeshke-procedura3

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Akullore me Fiq të Freskët

Reçeli i bërë vetë, nga duart e mamit tim ka qenë, është dhe besoj do të jetë gjithmonë diçka që s’do të mungojë kurrë në shtëpinë tonë. Reçel me fruta të ndryshme sipas stinës duke përmendur këtu të preferuarit e mi : reçel manaferrash, ftoi dhe fiqsh. Çdo muaj ka reçelërat e vet dhe kjo vihet re qartësisht në frigoriferin tonë sepse shtohen tasa plot e përplot me reçel (haha) që ti kemi përgjatë gjithë vitit.

Fiqtë janë një nga frutat tanë të preferuar si të gjallë ashtu dhe të gatuar dhe kjo vihet re lehtësisht nga hapësira e frigoriferit pasi është bërë reçeli me fik. Dhe më e bukura është kur e shijon fikun e plotë (një karakteristikë e mamasë sime : frutit gjithmonë ia ruan formën kur e bën reçel) gjatë muajve të tjerë të vitit ku të ngrënit e një fiku të freskët të duket pothuaj ëndërr.

Mund të jem zgjatur ca duke folur për reçelërat e ndoshta do pyesni veten në është një recetë reçeli apo akulloreje, por kjo sepse gjithmonë fikun si frut e lidh me reçelin dhe kujtimet e bukura sjellë prej tij. Në fund të fundit ushqimi është kujtime.

Një nga dhuratat më të bukura të kësaj vere ishte padyshim makina e akullores (dhuratë nga daja im). Kisha shumë kohë që doja një të tillë dhe sapo e mora në duar vendosa të bëj listën e gjatë të shijeve që doja ti provoja. E para sigurisht ishte ajo e fikut, meqë jemi dhe në muajin e tij. Kënaqësia që të jep zhurma kërcitëse e kokrrizave të fikut është gjëja më e bukur që ai frut mbart (përpos shijes natyrisht); prandaj vendosa të provoj një recetë në të cilën aroma, shija dhe kjo ndjesi të jetë kryesore; por në të njëjtën kohë të jetë kremoze siç një akullore e mirë duhet të jetë.

  • Në këtë recetë unë po përdor disa fiq të vegjël baçeje të cilët kanë ngjyrë të errët si në lëkurë ashtu dhe brenda në tul (por çdo lloj fiku bën punë për aq kohë sa është i pjekur mirë).
  • Gjithashtu mund të përdorni pak ekstrakt vanilje nëse dëshironi, por tani ju më njihni mua kështu që është e kotë ta përmend pse unë personalisht s’do ta përdor
  • Çdo akullore e bërë në shtëpi ndryshon në varësi të makinës së akullores që ju keni dhe përdorni. Kështu dhe kohëzgjatja si e mbajtjes së enës në akull si e gatimit të akullores ndryshon. Unë e lë enën time për rreth 24 orë në akull dhe akulloren të gatuhet për rreth 40 minuta.
  • Nëse nuk keni një makinë akulloreje mund ta vendosni masën në një enë dhe ta lini në akull deri sa të ngrihet. Mund t’ju them tani më nga eksperienca që tekstura e akullores ndryshon dhe ndryshon shumë sidomos kur vjen puna tek akullore si : me vanilje, çokollatë etj, ku baza nuk është frut. Por nëse nuk e keni një të tillë kjo s’duhet të jetë pengesë për të shijuar një mrekulli të tillë. Sidoqoftë unë ju rekomandoj ta blini një makinë të vogël akulloreje në rast se e keni pasion gatimin dhe të hani akullore ashtu si unë. Dini çfare hani, mund të gatuani sa herë të dëshironi dhe kostoja është shumë më e ulët se akulloret e blera në supermarket. E thënë shkurt investimi juaj do të shpërblehet 100%

Shpresoj t’ju pëlqejë dhe mezi pres komentet dhe përshtypjet. Mos harroni të më nisni dhe fotot të cilat më gëzojnë pa masë !

  • P.S : Nëse ju frymëzova me fjalimin tim për reçelin e fikut recetën e gjeni KËTU

2. Akullore Fiku 1 3. Akullore Fiku 2 4. Akullore Fiku 3 shqip

Proçedura :

 

Vendosni qumështin dhe sheqerin në një tenxhere dhe ngrohini bashkë deri sa sheqeri të jetë tretur plotësisht

Lëreni mënjanë deri sa të ftohet plotësisht, ose vendoseni enën në ujë të ftohtë që qumështi të ftohet më shpejt

Bluajini fiqtë deri sa të kthehen në një pure homogjene

Në një tas të madh përzieni të gjithë përbërësit së bashku (qumështin me sheqerin, vaniljen nëse po e përdorni, purenë e fiqve dhe ajkën e ëmbël)

Kini kujdes që mos e përzieni shumë ose shpejt pasi do rrihni ajkën e ëmbël duke e kthyer në krem

Ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda

Lëreni akulloren të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj

Më pas zhvendoseni akulloren në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni

7. Akullore Fiku Procedura1 8. Akullore Fiku Procedura2 9. Akullore Fiku Procedura3 10. Akullore Fiku Procedura4 11. Akullore Fiku Procedura5 12. Akullore Fiku Procedura6

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Receta e Mamit – Petulla Të Ëmbla

Një nga gjërat që gjithmonë më ka pëlqyer tek mami, përveç faktit që gatuan shkëlqyeshëm, është se asnjëherë nuk e flak diçka pa u siguruar që me të nuk mund të bëhet asgjë tjetër. Pikërisht kështu ka lindur dhe kjo recetë, një nga recetat më të hershme të familjes sonë. Kosi i mbetur me sheqer që unë me motrat konsumonim hera herës kur ishim të vogla kthehej lehtësisht në këto petulla të ëmbla. Të lehta e të shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Dhe ç’ka është më e bukura është se nuk ju nevojitet asnjë pajisje që nuk e keni në shtëpi, vetëm një tas dhe një pirun mjafton. Madje ju rekomandoj të përdorni pirun dhe jo rrahëse dore apo elektrike pasi e ndjeni më mirë brumin për të dalë në përfundimin e tij.

Duke qenë se gjithë jetën e saj mami këtyre petullave ua ka zënë brumin me sy, ishte argëtuese se si peshoja çdo gram para se ajo ta shtiente në tas.

  • Duhet të keni një brum jo të fortë, por që e mban formën e tij për disa sekonda.
  • Veza që unë përdora për këtë recetë është mesatare, nëse përdorni një vezë të vogël ose të madhe mund t’ju duhet të shtoni më tepër miell ose kos (sipas madhësisë së vezës)
  • Nëse masa e sheqerit ju duket shumë mund ta reduktoni sipas dëshirës
  • E vetmja gjë që duhet të kini kujdes në këtë recetë është skuqja e tyre; këto petulla kërkojnë skuqje në vaj të bollshëm në flakë të moderuar. Duhet të skuqen ngadalë pasi në të kundërt sipërfaqja do jetë gatuar dhe brenda do keni brum të pabërë

2-Petulla Te Embla 1 3-Petulla Te Embla 2 4-Petulla Te Embla 3 21212shqip.jpg

Proçedura :

 

Në një tas vendosni vezën dhe rriheni atë sa të bashkoni të verdhën me të bardhën

Shtoni sheqerin dhe kosin dhe përzieni deri sa sheqeri të tretet (nuk do të dojë shumë kohë)

Shtoni sodën e bukës e më pas miellin dhe bashkoni të gjithë masën në një

Këto petulla skuqen në tigan plot me vaj misri, në flakë të moderuar kështu që mbushni një tigan me vaj dhe lëreni që vaji të nxehet në flakë të butë. Mos e ndizni në flakë të lartë e më pas ta ulni pasi kjo do sjellë skuqjen e menjëhershme të sipërfaqes dhe brenda do jenë të pagatuara

Para se të nisni skuqjen mbushni një tas të vogël me ujë të vakët

Përdorni një lugë gjelle ose çaji (në varësi të madhësisë së petullave) dhe lageni lugën herë pas here para se ta mbushni me brum në mënyrë që të mos ngjitet në luge

Shtroni një pecetë që të thithë vajin e tepërt në pjatën apo tasin ku do t’i vendosni petullat e skuqura

7-Petulla Te Embla Procedura 1 8-Petulla Te Embla Procedura 2

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Tortë Karrote me Krem Puding Vanilje

Mund t’ju tingëllojë si frazë egoiste, por jam e dashuruar me recetën time të kekut të karrotës. I thjeshtë për t’u gatuar, shumë i shijshëm, i butë dhe aroma e tij e mrekullueshme…(epo po ju lë ta nuhatni vetë për ta përmbyllur mendimin). Çfarë është akoma dhe më e bukur është se kjo recetë mund të transformohet lehtësisht në ëmbëlsira të tjera të mrekullueshme, të tipit : tortë me disa kate, topa keku (cake-pops), akullore etj.

Sot po ndaj me ju një recetë të thjeshtë por shumë të shijshme duke përdorur si bazë kekun e karrotës. Një tortë dykatëshe karrote me krem puding vanilje. Nuk ka mundesi që kjo recetë të mos ju shkojë mirë.

Ajo që unë sugjeroj është që t’i përgatisni të gjithë “përbërësit” një ditë përpara : kekun e karrotës, pudingun e vaniljes dhe ajkën e rrahur (dhe pse kjo e fundit nuk është një domosdoshmëri). Kështu ju do të evitoni shikimin e shpeshtë të orës dhe kontrollin e herë pas hershëm nëse janë ftohur apo jo. Gjithashtu nuk do të lini hapësirë që kremi të shkrihet dhe torta mos ju dalë ashtu siç duhet.

  • Recetën e kekut të karrotës e gjeni këtu. Ajo që unë bëra është që këtë masë e poqa në 2 tepsia : një në një tepsi me diametër 28cm dhe tjetrën në një tepsi me diametër 17cm. Tepsinë e madhe e lashë për bazën e tortës, ndërsa tepsinë e vogël me kek e thërmova me duar për ti dhënë prekjen e fundit (mbulimin me thërrmija keku sipër). Kjo është një zgjedhje shumë personale, prandaj nëse do ndiqni stilin tim mund ta piqni në 2 tepsia ose në të kundërt vendoseni të gjithë brumin në një tepsi të vetme. Pasi të ftohen në temperaturë dhome, vendosini në frigorifer deri në ftohje të plotë (4 orë ose gjatë natës)

Këshillë : Tek tepsia e vogël mos vendosni shumë brum.

  • Të njëjtën gjë bëni dhe me pudingun e vaniljes. Gatuani 2 pustina sipas të dhënave dhe sapo ta keni përgatitur vendoseni në një tas. Mund ti vendosni një letër celofoni në sipërfaqe të kremit që mos zërë cipë ose jo, sipas deshirës (në këtë recetë nuk do të ketë shumë rëndësi ky detaj). Lëreni pudingun të ftohet në temperaturë dhome dhe më pas vendoseni në frigorifer për disa orë deri sa të ftohet plotësisht ose përgjatë natës.

Këshillë : Mos e ftohni duke e përzier herë pas here pasi kjo thjeshtë do sjellë kokërzimin e pudingut, gjë e cila do të pasqyrohet dhe në kremin final

  • Si njomës të kekut të karrotës unë vendosa të përdor konjakun Vecchia Romagna pasi më pëlqen shumë kombinimi i dy shijeve. Por ndjehuni të lirë të përdorni marka apo konjak/liker të tjerë.
  • Një nga sikletet e të përgatiturit tortë me disa kate dhe krem anash është pastërtia e pjatës servirëse. Ky trik i vogël do t’ju shpëtojë dhe mbajeni vëth në vesh sa herë të gatuani torta. Prini disa shirita letër furre. Vendosini këto poshtë kekut fillestar (bazës së tortës suaj). Hileja qëndron këtu : vendosini aq thellë sa të mos lënë boshllëk në konturin e kekut, por nga ana tjetër aq cekët sa këto letra të jenë lehtësisht të heqshme më vonë. Kjo do të sigurojë që ena ku do ta servirni tortën të jetë e pastër dhe torta të mos ketë difekte në bazë. Këto letra teksa hiqen marrin me vete çdo gjë të panevojshme. Sido qoftë mund të keni nevojë të riparoni në disa vende të vogla boshllëkun e krijuar.

7 copy 8 9 1-1.jpgeshq

Proçedura :

 

Nëse keku juaj i karrotes është fryer më tepër në mes dhe më pak në anë, prijeni mesin e kekut duke e niveluar atë

Ndani kekun e karrotës në mes me një thikë të madhe ose prerësen tuaj të kekut Lagini të dyja sipërfaqet e brendshme me konjakun apo likerin që do të përdorni dhe lërini pak minuta në qetësi që masat ta kenë thithur lëngun

Rrihni ajkën e ëmbël deri sa të formojë maja të buta nëse nuk e keni përgatitur një ditë më parë

Në një tas të madh vendosni pudingun e vaniljes i cili është ftohur totalisht dhe rriheni me shpejtësi të lartë me rrahësin tuaj elekrik. Pasi masa të jetë bërë kremoze shtoni pak nga pak ajkën e rrahur

Në përfundim përziejeni dhe njëherë masën me një spatul silikoni duke u siguruar që pudingu të jetë bashkuar me kremin dhe të mos ketë mbetur në fund

Vendosni pjesën e sipërme të kekut kthyer përmbys në pjatancën ose mbajtësen tuaj të kekut (në vendin ku do ta mblidhni të gjithë tortën në një)(Ndiqni hapin e mësipërm me letrën e furrës që të mos keni probleme me produktin final)

Vendosni disa lugë mbushur me krem dhe me një spatul rrafshoni sipërfaqen

Vendosni pjesën tjetër të kekut përsipër dhe më pas hiqni letrën e furrës nga sipërfaqa e tij (kjo do të sigurojë që e gjitha torta në vetevete të jetë e rrafshët)

Duke marrë krem me majën e spatulës nisni të krijoni shtresën e parë të kremit në sipërfaqen e tortës. Kjo gjithmonë duke nisur nga anët. Pasi të keni përfunduar anët e tortës, vazhdoni me sipërfaqen

Nëse një shtresë krem ju duket mjaftueshëm ndaloni këtu, në të kundërt vendosni dhe një shtresë të dytë

Pasi të keni mbaurar me veshjen e tortës me krem; vendosni thërrmijat e kekut të copëtuar (nëse po e përgatisni si unë) në sipërfaqe ose në anë (ose tek të dyja)

Në fund me ngadalë hiqni letrat e furrës duke kuruar ndonjë detaj të vogël i cili ka shpëtuar

Lëreni në frigorifer për rreth 30 minuta para se ta shërbeni; sa e gjithë masa të mblidhet së bashku

 

Mundësi të tjera :

Një ide shumë e mirë është që sipërfaqen e tortës ta zbukuroni me bajame të thyera në grirës ose në një qese me okllai. Kjo do t’i japë tortës një efekt kërcitës dhe krokant, diçka që i shkon përshtat shijes dhe përbërjes së saj. Mund të përdorni bajame me ose pa kripë, sipas dëshirës.

Mund të lini pak puding menjanë. Ta rrihni me rrahës elektrik si në hapin e mësipërm e më pas ta vendosni në një qese pastiçerie. Me të mund të krijoni lule apo zbukurime të ndryshme sipër ose anash tortës. Por mos e ngarkoni shumë.

 

Mos u Shqetesoni :

Nëse vendosni ta mbani tortën vetëm me krem sipër, pa shtuar asgjë do të vini re që pas disa orësh në frigorifer ajo mund të krijojë disa krisje të vogla. Kjo ndodh sepse pudingu duke pasur niseshte në vetvete tkurret dhe kështu krijon krisje në sipërfaqen e kremit. Kjo nuk ndikon aspak në shijen e tij, por nëse doni të qëndroni të sigurt dhe nga ana estetke ju këshilloj të përdorni një nga teknikat e përmendura më lart. Sidomos nëse këtë tortë do t’ia ç­oni dikujt dhuratë.

2 3 copy 4 5 6

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Krem Limoni

Kremi i limonit është një nga recetat më të dashura të këtij sezoni. Shija e tij shpërthyese bën që të kombinohet lehtësisht me pothuaj çdo frut të stinës dhe të krijojë një ëmbëlsirë freskuese, të ëmbël dhe të athët në të njëjtën kohë.

Duhet cilësuar se kjo recetë është një nga ato receta që shumica tremben për ta gatuar. Kjo sepse gjithmonë qëndron probabiliteti që masa të pritet ose vezët të gatuhen. Me këtë recetë të thjeshtë kjo gjë nuk ka për të ndodhur, mjafton t’i qëndroni në kokë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Continue reading “Krem Limoni”

Kek Karrote

Keku i karrotës është një nga recetat e mia më të dashura. Jo vetëm falë shijes së mrekullueshme që të ofron kombinimi i karrotës dhe kanellës, por sepse është pikërisht kjo recetë e cila më dha mua shtysë që të vazhdoj këtë rrugëtim të bukur. Kjo recetë është postuar në blogun tim të vjetër më 6 Shtator 2011 dhe pati një sukses i cili vazhdon dhe sot e kësaj dite. Është e habitshme se si ky blog vazhdon ende të lexohet. Ishte në fakt një nga lexueset e mia të rregullta që më dërgoi një mesazh javën e kaluar duke më sugjeruar ta ripostoja tek Kikiliciouss, duke qënë se ishte një nga ëmbëlsirat e saj të preferuara. Më bëhet qejfi që jeni ju ata që jo vetëm lexoni postimet e mia, por bëni sugjerime e më tërhiqni vëmendjen për shumë detaje që ne mund të na shpëtojnë; siç ishte pikërisht kjo recetë që unë kisha harruar ta postoja në web.

Donim që këtë recetë ta paraqisnim jo në mënyrën tradicionale “Kikiliciouss”, por me anë të një videoje Stop-Motion duke e bërë kështu më argëtuese dhe ndjellëse.

Kjo recetë është tejet e thjeshtë në gatim dhe me përbërës të cilët gjenden lehtësisht. Është nga të paktat receta që unë i kam qëndruar stoike duke mos e ndryshuar ndër vite. Kjo sepse mendoj që ky kek është ideal qoftë për ta konsumuar siç është, qoftë për ta kthyer në torta me kremëra të ndryshëm (siç kam bërë në video).

1 2 3

Përbërësit:

4 vezë

530 gram sheqer i bardhë

340 gram miell

115 gram vaj ulliri

125 gram vaj misri

1 lugë gjelle kanellë

1 lugë gjelle fryrës ëmbëlsirash

1 lugë çaji sodë buke

500 gram karrota te grira

 

Proçedura :

Ndizni furrën në temperaturë 150°C

Shtroni me letër furre një tepsi standarte ose me hapje anësore (25-30cm, formën e tepsisë vendoseni ju; mund ta piqni në një tepsi ose në 2 më të vogla)

Rrihni së bashku sheqerin dhe vezët deri sa sheqeri të jetë tretur dhe masa të jetë dyfishuar në volum

Shtoni dy llojet e vajrave dhe pasi ti keni përzier ato me rrahësin në punë shtoni fryrësin e ëmbëlsirave, sodën e bukës dhe kanellën

Bashkoni miellin me masën e lagur dhe rriheni deri sa të mos ketë më miell në sipërfaqe (mos e rrihni më shumë se ç’duhet)

Shtoni karrotat e grira dhe sigurohuni që gjithë masa të jetë homogjenizuar

Piqeni kekun ose kekët nëse e shpërndani brumin në disa tepsi, deri në pjekje të plotë (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër)

Lëreni të ftohet plotësisht

Sitni pak sheqer pluhur sipër përpara servirjes (opsionale)

Kikiliciouss Carrot Cake from Julia Janku on Vimeo.

Kikiliciouss Carrot Cake from Julia Janku on Vimeo.

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Videoja nga Julia Janku