“Rose Lemonade” në Kushte Shtëpie

Pija “Rose Lemonade” më ka shoqëruar përgjatë mbrëmjeve të nxehta të kësaj vere dhe e kam pëlqyer pafund shijen dhe freskinë e saj. Mendoj dhe shpresoj të mos jem e vetmja me këto përshtypje.

Nuk e kisha menduar se si mund ta përgatisja në shtëpi, ndoshta sepse disa gjëra (si kjo pije në fjalë) i kemi më kollaj ti konsumojmë të servivura. Gjithsesi ishte miku im Iliri që më tregoi se sa thjesht mund ta kemi këtë pije në shtëpitë tona, pa u munduar dhe duke e shijuar kur ne të dëshirojmë.

  • Mund të përdorni lëng trëndafili ose ekstrakt trëndafili. Colonial e përgatit vetë ekstraktin dhe më dhuruan një shishe për ta përgatitur këtë pije sot për ju. Në rastin e ekstraktit do duhet të hidhni më pak pasi shija është shumë e përqëndruar, në rastin e lëngut të trëndafilit që e përgatisni lehtësisht në kushte shtëpie do tju duhet të shtoni më tepër në sasi pasi shija dhe përqëndrimi janë më të ulët.
  • Po ndajmë me ju 2 metoda si mund ta përgatisni këtë pije, një rast kur keni shaker dhe në rastin tjetër kur nuk e keni pjesë të aksesorëve tuaj.

Continue reading ““Rose Lemonade” në Kushte Shtëpie”

Dardhë e Zier Në Verë Të Kuqe

Artikulli “Një Arsye Më Shumë Për Të Dashuruar Verën” na bëri të kuptojmë që nuk kemi ndarë me ju asnjë recetë ëmbëlsire me bazë verën, edhe pse shpesh gatuajmë të tilla. Me këtë rast, falenderojmë Aroma Therapy për frymëzimin!

Ajo që po ndajmë sot me ju është një recetë klasike, tepër e thjeshtë, të cilën shpesh na qëllon ta gatuajmë në shtëpi. Diferencën si do që të jetë, e bën shija e dardhës dhe përzgjedhja e verës. Duke qenë se kjo recetë është përgatitur nga Eranda, e cila momentalisht është në Portugali, vera e përzgjedhur është ajo vendase, Red Porto Wine Ruby, e cila është veçanërisht e ëmbël, ndaj dhe sasia e sheqerit të përdorur është në raportin 1/3 me atë të një recete me verë të thjeshtë të kuqe.

Continue reading “Dardhë e Zier Në Verë Të Kuqe”

Tartë me Krem Limoni dhe Merengë

Tarta në përgjithësi është një zgjedhje ideale kur doni të ëmbëlsoni veten apo familjarët e miqtë. Ato mund të jenë individuale ose të mëdha si në rastin e sotëm. Mbushjet janë të pafundme, duke krijuar mundësinë e kombinimeve të ndryshme krem-fruta.

Kjo tartë me krem limoni dhe merengë është shumë e thjeshtë në përgatitje e madje mund ti keni si brumin e frollës dhe kremin e limonit të përgatitura më përpara e ti bashkoni në momentin e dëshiruar. Merenga sipër i jep një shije të shtuar dhe e ëmbëlson më tej, duke qënë se kremi i limonit është pak i athët. Një tjetër ide për këtë tartë me krem limoni mund të jetë shtrimi i shtresës së sipërme me fruta të ndryshme (rekomandojmë frutat e pyllit, një lloj ose miks). Pra siç e shikoni dhe ju mundësitë janë të shumta, prandaj mos u limitoni por eksperimentoni në guzhinat tuaja dhe më e rëndësishmja: shijoni çdo hap!

Lemon Curd Tart 2 Lemon Curd Tart 3 Lemon Curd Tart 4 Lemon Curd Tart 5 Lemon Curd Tart 6 Lemon Curd Tart 7

Proçedura:

 

Gatuani gjysmën e masës së brumit të frollës nëse do të përgatisni vetëm një tartë të hapur si në foto.

Pasi ta piqni brumin lëreni të ftohet deri në temperaturën e dhomës.

Gatuni një masë të plotë të kremit të limonit dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Vendoseni kremin e limonit tek tarta dhe lëreni në frigorifer për minimumi 10 minuta.

Përgatisni kremin e merengën dhe më pas me një qese pasticerie shpëndajeni sipër kremit të limonit.

Me një pompë të vogël gatimi me zjarr ‘digjni’ majat e merengës, ose futeni në furrë ngrohur vetem sipër për 1 minutë.

Shërbejeni menjëherë këtë tartë me krem limoni dhe merengë nëse keni përdorur metodën e parë, ose pas pak minutash të lëna në banak nëse keni përdor metodën e dytë.

Lemon Curd Tart 9

Fotografitë nga Eranda Janku

Tosti Francez

Tosti Francez është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shijshme për mengjes apo branç (brunch). Një version i ëmbël i bukës me vezë që ne shqiptarët kemi ngrënë përgjatë viteve.

Kjo recetë është përgatitur dhe fotografuar nga Eranda rreth një viti më parë, dhe nuk e dimë as vetë pse nuk e kemi dokumentuar me herët.

Continue reading “Tosti Francez”

Akullore Artizanale Kremoze me Çokollatë Të Zezë dhe Portokall

Të gatuarit me çokollatë të zezë për mua është e thjeshtë dhe argëtuese, kështu që kjo recetë nuk kishte si të ishte ndryshe. Kremoze, e mëndafshtë, tunduese dhe me një shije shpërthyese sapo gjuha kontakton me akulloren. Kjo verë po bëhet gjithnjë dhe më e shijshme, prandaj ju sugjeroj të mos humbisni kohë dhe ta përgatisni dhe ju në shtëpitë tuaja.

Continue reading “Akullore Artizanale Kremoze me Çokollatë Të Zezë dhe Portokall”

Akullore Artizanale me Mjedër

Akullorja artizanale me mjedër duhet të jetë një nga recetat e kësaj vere që nuk duhet lënë kurrsesi pa provuar. Kjo për dy arsye shumë të rëndësishme. E para sepse të provuarit dhe të gatuarit e një akullore artizanale në shtëpi do t’ju bëj që të mos kini ndrojë në të ardhmen për të bërë çdo shije të mundshme akulloreje artizanale. Së dyti sepse një shije kaq e mrekullueshme nuk duhet humbur përgjatë këtyre ditëve të nxehta.

Ajo që më pëlqen pa fund tek mjedra si frut është athtësia e saj dhe kombinimi ideal që arrihet në çdo ëmbëlsirë të gatuar me të. Kjo bën që një akullore e tillë të mos jetë shumë e ëmbël, por mjaftueshëm për tju ëmbëlsuar dhe freskuar në të njëjtën kohë.

Këtë akullore mund ta ruani në një enë në akull dhe jo vetëm ta shijoni me familjen, por ta përdorni dhe si armën tuaj të fortë kur të keni miq për vizitë. Kjo do t’ju japë fitoren e siguruar.

Continue reading “Akullore Artizanale me Mjedër”

Biskota Role me Kanellë

Të punuarit në grup sjell gjithmonë ide të reja dhe mbi të gjitha një ndihmesë pa të cilën e vetme nuk do ishte e mundur t’ia dilje. Kështu është dhe rasti i sotëm.
Këto biskota janë gatuar nga Eranda. Një recetë e adaptuar nga Food Network dhe e gatuar gjatë qëndrimit të saj në Amerikë. Teksa unë jam shumë e zënë me disa projekte të tjera, Kikiliciouss nuk do t’ju lërë në pritje të gjatë falë dashurisë së gjithë stafit për gatimin dhe dëshirës së mirë për ta bërë këtë platformë sa më funksionale dhe të thjeshtë për ju.
Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe me përbërës lehtësisht të gjendshëm në supermarketet tona. Mjafton të keni dëshirë të fusni duart në brum dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

  • Kjo recetë mund të shoqërohet me një karamel të thjeshtë i cili i spërkatet sipër biskotave.

2-CRB1 3-CRB2 4-CRB3 shqip

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 204°C.

Përzieni së bashku mascarpone-n, kanellën, 45 gram sheqer dhe lëreni mënjanë.

Në një tas të madh përzieni së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, 40 gram sheqer dhe kripën.

Shtoni gjalpin e prerë në kubikë dhe punojeni brumin me gishta deri sa të arrini në një masë kokrrizore të thatë.

Hapni një vrimë në qëndër të tasit dhe shtoni qumështin e ftohtë.

Punojeni brumin deri sa të mblidhet në një.

Pudrosni me miell tavolinën e punës dhe punojeni brumin rreth 5-6 herë me duar.

Hapeni atë në një drejtkëndësh të madh (25x35cm) rreth 0.5cm të trashë (dhe nëse nuk është tamam drejtkëndësh mos u bëni merak).

Me kujdes hapni masën e mascarpone-s mbi brum duke u siguruar të lini rreth 1 cm në konture bosh.

Spërkatni qershiat ose rrushin e thatë dhe rrotullojeni brumin me kujdes në formën e një cilindri.

Transferojeni masën në një tepsi biskotash dhe lëreni në akull për 20 minuta.

Kalojeni brumin në një tavolinë pune të pudrosur me miell dhe prijeni atë në 8-10 pjesë të barabarta.

Shtroni letër furre në një tepsi biskotash dhe vendosini ato nga ana e prerë duke lënë 3cm hapësirë njëra me tjetrën.

Duke përdorur pëllëmbën e dorës, me kujdes shtypni pak biskotat.

Piqini ato për rreth 20-25 minuta, derisa shtresa e sipërme të fillojë të marrë ngjyrë kafe të ëmbël.

Lërini biskotat të ftohen para se t’i servirni.

CRB-P1 CRB-P2 CRB-P3 CRB-P4 CRB-P5 CRB-P6

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Topa Energjik Me Gjalp Kikiriku Dhe Çokollatë

Po e nisim vitin e ri me një recetë të shpejtë, të shëndetshme dhe tejet të shijshme. Këto topa energjik janë ideal për t’ju mbushur stomakun e për ta nisur ditën plot energji pozitive. Lehtësisht të transportueshëm dhe një recetë që nuk ju lë kurrë në baltë.

Proçedura është shumë e thjeshtë dhe kërkon fare pak kohë për tu përgatitur.

Continue reading “Topa Energjik Me Gjalp Kikiriku Dhe Çokollatë”

Topa Të Shijshëm me Çokollatë Wedel Karamel

Duke qenë se Nëntori ishte një muaj shumë i suksesshëm i Kikiliciouss vendosa ta nis këtë muaj kaq të bukur sa Dhjetori me një tjetër recetë me bazë çokollatën Wedel. U gëzova pa masë teksa lexoja mesazhet tuaja mbi brownie-n dhe përshtypjet që kishit patur. Shpresoj që kjo recetë të jetë po aq popullore dhe pse jo dhe më tepër se e mëparshmja.

Doja të krijoja një recetë të ‘bon-boneve’ (truffles) me cokollatë pasi janë ideale për këtë periudhë të vitit; ku kemi mjaftueshëm kohë ti impenjohemi gatimit dhe pse jo të lëmë përshtypje të mirë tek të afërmit apo miqtë që mund të na vinë për vizitë.

Duke u larguar pak nga çokollata e zezë që unë kaq shumë e dua, vendosa që këto bon-bone (truffles) të kenë për bazë çokollatën Wedel me shije karameli. Kombinimi i të gjithë përbërësve sjell një shije fantastike e cila ju shkrihet lehtësisht në gojë për t’ju falë kënaqësi dhe ëmbëlsi.

Continue reading “Topa Të Shijshëm me Çokollatë Wedel Karamel”

Minikekë me Tërshërë dhe Banane

Nëse mendoni se zgjidhja e vetme e bananeve të tejpjekura është hedhja e tyre në kosh, është koha të ndërroni mendim. Jo vetëm që bananet e tejpjekura janë shumë të mira për shëndetin; po kjo është gjithashtu një mënyrë e zgjuar si të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur në ëmbëlsirat tuaja duke e zëvendësuar kështu me sheqerin natyral të bananes.

Këto minikekë me tërshërë dhe banane janë ideale për mëngjes dhe vakt të shpejt përgjatë ditës.

Continue reading “Minikekë me Tërshërë dhe Banane”