Ponç Krishtlindjesh

Ponçi është gjithmonë një ide e mirë për festa, sidomos në këtë periudhë të vitit !

 

Përbërësit : 

75 ml lëng mandarine

150 ml liker Benedictine

225 ml Dewar’s me etiketë të bardhë

Uiski Skocez, ose Konjak

300 ml lëng boronicë

1 shkop vanilje, fara brenda e hequr

1 mandarinë, e prerë në feta të holla

3 qershi (opsionale)

 

Metoda :

Përziej të gjithë përbërësit së bashku në një enë dhe ruaje në frigorifer për 2-3 orë para se ta përdorni – jo për më gjatë pasi elementët e thartë do të nisin të sundojne shijen e ponçit

Shërbejeni në një enë të madhe ose gota të mbushura deri në gjysmë

Përziej mirë dhe lejo të hollohet për 5 minuta para se ta shërbesh

Processed with VSCOcam with se3 preset

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Rum i Vjetër Krishtlindjesh

Përbërësit :

2 pjesë Rum i errët Bacardi

1/2 tsp Angostura Bitters

1 derdhje uji

1-2 tsp sheqer/kubik sheqeri

akuj në kubik

 

Metoda :

Shto sheqerin/kubikët e sheqerit dhe Angostura Bitters në një gotë uiski me një akull të vetëm

Përziej së bashku derisa akulli të ketë shkrirë aq sa të shpërbëjë sheqerin – nëse po përdorni kubikët e sheqerit atëherë do t’ju duhet ti copëtoni

Shto 3-4 kubikë të tjerë akulli dhe gjysmën e rumit të vjetër Bacardi dhe më pas përziej për rreth 60 sekonda

Mbushe gotën me më shumë akull dhe shto pjesën tjetër të rumit, pastaj përziej për një tjetër minutë

Pri një fetë nga lëkura e portokalli dhe shtoja pijes, përzieje disa herë dhe shërbeje

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

 Fotografitë nga Eranda Janku