Petulla Të Thjeshta Shtëpie – Receta e Mamit

Kjo është pa diskutim receta më e kërkuar në Kikiliciouss, dhe më në fund po vjen me detajet e nevojshme në këtë artikull. Popullariteti i ketyre petullave vjen nga teknika e mamit, përkatësisht mënyra si e bën shtrydhjen e brumit para se ta vendosë në tiganin e skuqjes.

Kjo recetë e mamit, e famshme tani më, petulla të thjeshta shtëpie, nuk ka qënë dhe aq e lehtë deri sa ta sillnim tek ju. Kjo sepse shpesh mamatë përdorin “syrin” si peshore dhe bëhet e vështirë për lexuesin të kuptojë recetën, masën dhe teksturën e brumit.

Por këto petulla janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe ndryshe nga recetat e tjera nuk kërkojnë shumë përbërës apo kohë që brumi të vijë/fryhet.

Continue reading “Petulla Të Thjeshta Shtëpie – Receta e Mamit”