Healthyliciouss Receta Të ëmbla Të shpejta & pa kosto

Minikekë Të Shëndetshëm Vegan Me Kinoa

Processed with VSCO with se3 preset

Minikekë Të Shëndetshëm Vegan Me Kinoa

Këto minikekë tejet të shijshëm dhe shëndetshëm ishin fryt i një bisede me një klient vegan. Atë ditë drekën isha duke e shijuar tek Luga e Argjendtë; sallata e tyre me kinoa më vuri trurin në punë për të krijuar disa kekë të vegjël pikërisht me bazë kinoan.

Kinoa (quinoa) është një nga ushqimet e shëndetshme më të njohura në botë. Pa gluten, me përqindje të lartë proteine dhe fibrash, magnez, vitaminë B, hekur, kalium, kalcium, fosfor, vitaminë E dhe antioksidantë të ndryshëm të dobishëm.

Gjithashtu gatuhet shumë lehtë(paketimet me të cilat i blini e kanë mënyrën si të shkruar) e mund ta përdorni si në sallta, pjata kryesore dhe ëmbëlsira.

  • Para se të gatuani kinoan shplajeni mirë e mirë me ujë të bollshëm për disa herë me rradhë, derisa uji të mos dalë më me ngjyrë.
  • Nëse ju ka tepruar kinoa e gatuar, vendoseni në një enë hermetike dhe ruajtur në frigorifer ajo reziston për disa ditë.
  • Kjo është një recetë shumë e mirë jo vetëm vegan por dhe pa gluten për aq kohë sa përdorni tërshërë pa gluten (gluten free).
  • Këtyre minikekëve mund t’i shtoni përbërës nga më të ndryshmit sipas dëshirës. Disa ide janë: fruta të ndryshme të thata, copëza çokollate (siç po përdor unë në këtë recetë), copëza frutash të freskëta, erëza të ndryshme etj.

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

shqip

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 190°C, lyeni me spray gatimi tepsinë e minikekëve dhe lërni mënjanë.

*ose shtroni letra minikekësh në një tepsi të tillë dhe lërni mënjanë (mund të lyeni me vaj sipërfaqen e tepsisë në mënyrë që brumi që mund të prekë këtë sipërfaqe mos ngjisë në tepsi).

Në një tas përzieni së bashku kinoan e gatuar me bananen e shtypur.

Shtoni tërshërën e bluar dhe çdo përbërës alternativ që jeni duke përdorur.

Duke përdorur një lugë akulloreje të madhe ose dy lugë, shpërndani brumin në mënyrë të barabartë në tepsi.

*Unë preferoj që në mes të vendos disa copëza çokollate, e pas hedhjes finale te brumit të shtoj dhe disa sipër.

Piqni minikekët për 20-25 minuta ose derisa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh në qëndër të dalë e pastër.

Lërini minikekët të ftohen plotësisht.

Quinoa Cupcakes 6

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.