Kikiliciouss Ju Uron Gëzuar Vitin e Ri + Fituesi Dhuratave

01/01/2015

Lëmë pas një vit të mbushur me plot gëzime që të ngrohin zemrën, vendime të vështira dhe mësime të vlefshme – për të mirëpritur 2015-ën, duke shpresuar që të jetë një vit edhe më i mirë dhe i lumtur për të gjithë.

2014-a do të jetë një vit i paharrueshëm për mua, për shumë arsye, por mbi të gjitha pasi është viti në të cilin u lançuar Kikiliciouss. Dikur një projekt foshnjë, tashmë po rritet dita ditës, dhe ka mbledhur rreth vetes disa nga mendjet më të jashtëzakonshme, të cilat punojnë kaq shumë fort për ta bërë gjithë këtë të mundur.

Falenderoj familjen time, miqtë dhe ju, lexues të dashur, për mbështetjen e dhënë gjatë këtij udhëtimi, dhe që keni qenë pjesë e këtij viti të mrekullueshëm.

Një falenderim i veçantë shkon për Skuadrën e Kikilicioss dhe manaxherin tim; njerëz kaq të shtrenjtë, pa të cilët realizimi i gjithë kësaj do ishte i pamundur.

Lëmë pas kaq shumë kujtime të bukura, dhe vazhdojmë të punojmë për të krijuar të tjera edhe më të bukura.

Sot kemi vendosur të risjellim disa nga postimet më të shikuara dhe komentuara në web, dhe të shpallim më në fund edhe fituesin e Dhurimit të Krishtlindjeve. !

Urime e dashur Blerina (komentuesja e 6), ti je fituesja e Christmas Giveaway !

Ju falenderojmë të gjithëve për pjesëmarrjen dhe ju rekomandojmë të qëndroni të akorduar për të rejat që ju presin, jo vetëm në web, por edhe në platformat sociale të Kikiliciouss. Prandaj vazhdoni të na ndiqni dhe le t`i zbulojmë së bashku këto surpriza, një nga një !

Le ta bëjmë këtë një vit të paharrueshëm !

1 Processed with VSCOcam with se3 preset 3 4 5 Processed with VSCOcam with s2 preset Processed with VSCOcam with se3 preset 8 Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with f2 preset 11 12 13

 1. Magji 

2. Brownie

3. Margarita Me Kungull

4. Arsyet Për Të Hapur Një Blog

5. Dashuria Është Një Aparat Fotografik

6. Biskota Kallam Sheqeri

7. Koktejl Halloween-i : Korbi

8. Bëje Vetë – Një Kavanoz Krishtlindjesh

9. Veshje E Rastit Dimërore – Ponço e Bardhë

10. Biskota “Truffle” Me Çokollatë 

11. Shurup Trëndafili

12. Tortë Akullore Me Brownie

13. Splash Siçilian