Keku Amaretë me 3 përbërës
July 12, 2019 2019-07-12 18:31Keku Amaretë me 3 përbërës

Keku Amaretë me 3 përbërës
Keku “Amaretë” është një nga kujtimet e mia të fëmijërisë (amaretat e famshme), sjellë në një format më të shëndetshëm dhe fare kollaj të bëshëm. Me vetëm 3+1 përbërës, në 5 minuta përgatitje, jam e sigurt që do ti thoni amaretave mirupafshim tani e tutje!
- Sheqeri i kokosit, mund të zëvendësohet në rast se nuk e keni, por unë ju rekomandoj ta përdorni atë pasi i jep totalisht shije tjetër.
- Dhe pse kanella është një përbërës opsional, unë ju sugjeroj ta përdorni pasi e plotëson shijen finale.
- Sigurohuni që keku të jetë i hollë, pra të përdorni një tavë standarte (28 cm) për këtë recetë.
Proçedura:
Ndizni furrën në temperaturë 160°C.
Shtroni me letër furre një tepsi rrethore standarte ose një tepsi ëmbëlsirash me hapje anësore.
*Unë jam duke përdorur një tepsi me diametër 28 cm.
Bluani arrat deri sa të kenë konsistencën e miellit.
Në një tas rrihni së bashku sheqerin e kokosit, vezët dhe kanellën nëse dëshironi ta përdorni.
Shtoni miellin e arrave dhe përzieni masën me spatul.
Vendoseni masën në tepsi dhe piqeni deri në pjekje të plotë.
Fotografitë nga Eranda Janku