Receta Të ëmbla

Role Kanelle Të Shpejta e Thjeshta

Cinnamon Rolls 1

Role Kanelle Të Shpejta e Thjeshta

Roletë e kanellës kanë qenë gjithmonë të preferuarat e mia për t’i konsumuar, por kurrë për t’i gatuar. Më ka frikësuar gjithmonë brumi me maja. Kërkon shumë kohë, do disa herë punim dhe kështu mendoja se nuk do arrija kurrë t’i gatuaja vetë në kushte shtëpie. Por kurrë mos thuaj kurrë apo jo?!

Rastësisht një ditë teksa po shikoja disa video në Youtube, pash një titull që menjëherë tërhoqi vëmendjen time “Role Kanelle, shpejtë dhe thjeshtë”. Fjala shpejtë më intrigoi dhe menjëherë e hapa, e sigurisht më pas fillova eksperimentet në shtëpi.

Me pak modifikime sipas shijes personale, mund t’ju them që tani nuk keni më pse të shqetësoheni për kohën që nuk e keni në dispozicion (as unë). Me këtë recetë për 15-17 minuta i keni gati për furrë, e pastaj mjafton të shohni orën për ti hequr e shijuar.

  • Mund të përdorni qumësht me përqindje të lartë yndyre për një konsistencë më të pasur, dhe nëse e konsumoni bulmetin mund të përdorni qumësht (me përqindje të lartë yndyre) kokosi.
  • Është e rëndësishme që uji dhe qumështi të jenë vakët, pra as të ftohtë dhe as të nxehtë. Nëse është e ngrohtë dhe jo e vakët ka mundësi që të “vrasë” majanë dhe ajo të mos e luajë rolin e saj; të fryjë brumin.
  • Një opsion tjetër i vlefshëm është të përdorni gjalp të tretur dhe jo të zbutur. Sido qofte personalisht preferoj gjalpin e zbutur, i cili hapet lehtësisht me spatul silikoni.
  • Nëse jeni adhurues i kanellës mund të rrezikoni me 3 tbsp në mbushjen e rolesë. Unë gjithsesi rekomandoj 2 tbsp për një shije të pasur kanelle, por dhe të balancuar.
  • Për glazurën: mund të përdorni ose jo ekstrakt vanilje, unë personalisht preferoj të mos e përdor duke qënë se më duket konkuruese në shijen finale. Gjithsesi ju ndjehuni të lirë të veproni si dëshironi.

Proçedura:

 

Në një tas të vogël pëzieni sheqerin kaf dhe kanellën (përbërës të mbushjes) dhe lëreni mënjanë.

Vendosni bashkë të gjithë përbërësit e thatë të brumit në enën e gatimit ose robotin me punuesin e brumit.

Përzieni pak dhe shtoni qumështin dhe ujin e vakët.

Lëreni brumin të punohet për rreth 4-5 minuta në shpejtësi të lartë deri sa e gjithë masa të jetë mbledhur në një.

Kalojeni brumin në një sipërfaqe pune të pluhurosur me miell dhe pasi ta keni punuar shumë pak me dorë, mbulojeni me një peshqir gatimi të pastër.

Lëreni brumin të pushojë për rreth 10 minuta.

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Pas pushimit të brumit, hapeni atë një petë drejtkëndore relativisht të hollë.

Lyejeni sipërfaqen me gjalpin e zbutur dhe më pas shtoni masën sheqer-kanellë duke u siguruar të lini 1cm bordurë të palyer.

Me kujdes filloni të mblidhni petën në role, duke u siguruar që me gishta ta mbështjellni ngjeshur.

Bordurën e palyer sigurohuni që ta ngjisni me pjesën tjetër të rolesë për ta bërë një të gjithën.

Me një thikë të mprehtë, hiqni cepat dhe me pas filloni prisni mesin, e më pas meset e meseve e kështu deri sa të keni të gjitha roletë e barabarta dhe të përfunduara.

Vendosini roletë me kujdes në tepsi që nuk ngjisin ose të cilat janë lyer me gjalp më parë.

Mund ti piqni direkt, ose ti lini sërish me peshqir mbuluar për të ardhur dhe një herë tjetër në volum.

*Unë natyrisht i poqa direkt!

Piqini për rreth 20-25 minuta, deri sa brumi të ketë marrë një ngjyrë kafe të artë.

Në momentin që i hiqni nga furra, transferojini në pjatancën servirëse.

Përgatisni glazurën duke përzier sheqerin pluhur me qumësht aq sa të ketë një trashësi e cila mund të derdhet në role.

Spërkatjani sipër dhe shijojeni sa është ende e ngrohtë.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.